FSHF denon dhunen ne Selman Stermasi ja kerkesa per Komisionin e Disiplines

FSHF dënon dhunën në Selman Stërmasi, ja kërkesa për Komisionin e Disiplinës

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar dhunën e ushtruar ditën e djeshme në përfundim të derbit Tirana- Partizani zhvilluar në "Selman Stërmasi".FSHFPas reagimit të të dy klubeve përkatësë ka reaguar edhe FSHF ku dënon dhunën dhe ka kërkuar nga komisionet përkatëse që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregulloren për shkaktarët e ngjarjeve të tilla që i ulin vlerat futbollit.

Komunikata

Federata Shqiptare e Futbollit, dënon ashpër dhunën e ushtruar pas përfundimit të ndeshjes së javës së 33 të kampionatit kombëtar të Superligës Tirana-Partizani, të zhvilluar mbrëmë në stadiumin "Selman Stërmasi". Duke e konsideruar të rëndë një ngjarje të tillë, e cila nuk ka asnjë lidhje me lojën e futbollit dhe frymën e "Fair Play", ajo i tërheq vëmendjen klubeve për të marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Gjithashtu ajo kërkon të sensibilizojë opinionin futbolldashës shqiptar, se acarimi i situatës përpara ndeshjeve të rëndësishme (sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje derbi), krijon tension dhe mund të prodhojë akte të dhunshme ashtu siç ndodhi dje, në mbrëmje.

Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon komisioneve përkatëse, që të zbatojë në mënyrë rigoroze rregulloren për shkaktarët e ngjarjeve të tilla, që s'kanë lidhje me futbollin.

Nga ana e tyre, vetë klubet duhet të punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Dhe kjo, nuk bëhet në një ditë, por duke bashkëpunuar vazhdimisht.

Federata Shqiptare e Futbollit


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama