FRANKFURT Irani kercenon me bojkot te Panairit te Librit pas pjesemarrjes se Salman Rushdies

Abbas SalehiTEHERAN, 5 tetor /ATSH-AFP/ - Zëvendësministri iranian i Kulturës, Abbas Salehi kritikoi sot praninë e shkrimtarit britanik, Salman Rushdie në Panairin e Librit në Frankfurt dhe theksoi se Irani mund ta bojkotonte, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.

"Kur ne mësuam për pjesëmarrjen e Salman Rushdies në Panairin e Librit në Frankfurt, ne kemi dërguar një letër proteste dhe u kërkojmë dhe vendeve të tjera myslimane të bëjnë të njëjtën gjë", deklaroi zëvendësministri Abbas Salehi, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Isna.

"Gjatë ditëve të ardhshme, ne do të provojmë të bindim drejtuesit e panairit të ndryshojnë mendim, ndryshe ne do të parashikojmë seriozisht të mos marrim pjesë", shtoi Salehi duke iu referuar panairit më të madh të librit në botë, parashikuar më 14-18 tetor.

"Drejtuesit kanë zgjedhur si temë lirinë e fjalës, por kanë ftuar dikë që ka fyer besimet tona (...). Ofendimet e Salman Rushdies dhe disa karikaturistëve janë një shkelje e lirisë së fjalës", theksoi ai duke iu refeuar karikaturave për profetin Muhamet./
/ec/ a.jor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama