FOTO/ Formacioni i Kosoves ne Europian sipas mediave te huaja

FOTO/ Formacioni i Kosovës në Europian sipas mediave të huaja

Kosova u pranua zyrtarisht në UEFA. Vendimi historik për shqiptarët e Kosovës i jep mundësi ekipit të luajë jo vetëm ndeshje miqësore siç kishte zhvilluar deri më tani, por të marrë pjesë në kompeticioniet europiane.

Untitled-2Vendimi u publikua gjerësisht në shtypin ndërkombëtar, bashkë me pikëpyetjet nëse futbollistët nga Kosova që luajnë në Europë, do t'i bashkohen ekipit të tyre apo jo.

Portali i njohur sportiv "goal.com" ka publikuar 11 futbollistët që mund ta prezantonin Kosovën në Europian.

I pari futbollist që la iu bashkua Kosovës është kapiteni Samir Ujkani. I dyti në listë sipas portalit është Taulant Xhaka që aktualisht luan për Shqipërinë. "I lindur në Zvicër dhe me prindër me origjinë nga Kosova, ai pritet të jetë një nga titullarë e De Biazit në Europian".

Untitled-1Pas tij përmendet emri i kapitenit Lorik Cana, si i lindur në Gjakovë të Kosovës. Në formacionin e mundshëm të Bunjakut përmendet edhe emri i Nexhip Uysal nga Turqia, por që luan me Bishiktashin dhe ka origjinë nga Kosova.

Portali italian shkon më tej dhe përfshin edhe emrin e Valon Berhamit. Ky i fundit ka lindur në Kosovë, por është rritur në Zviçër dhe shënon rreth 60 prezenca në kombëtaren helvete.

Pas tij renditet emri i Blerim Dzemailit. I lindur në Maqedoni, por që aktualisht luan për fanellën zviceriane. Dy futbollistë të tjerë të njohur që luajnë për Zvicrën janë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa në listë janë përfshirë edhe Përparim Hetemaj në Finlandë dhe Andan Januzaj në Belgjikë.

Untitled-3


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama