FMN Shqiperia nder tregjet me te pazhvilluara financiare

FMN: Shqiperia, nder tregjet me te pazhvilluara financiare

Sektori financiar është zhvilluar ndjeshëm në të gjithë globin dhe sistemet moderne financiare po aplikohen si mundësi investimi për qytetarët. Ndërsa në Shqipëri, sistemi financiar mbetet i dominuar nga bankat, ndërsa shtyllat e tjera të tij janë ende në faza embrionale.

Raporti i fundit i FMN-së e rendit Shqipërinë ndër vendet me tregjet me të pazhvilluara financiare në botë. Në Indeksin Botëror të Zhvillimit Financiar, Shqipëria renditet e 107-ta në listën e 183 vendeve. Sektori financiar është zhvilluar ndjeshëm në të gjithë globin dhe sistemet moderne financiare po aplikohen si mundësi investimi për qytetarët. Ndërsa në Shqipëri, sistemi financiar mbetet i dominuar nga bankat, ndërsa shtyllat e tjera të tij janë ende në faza embrionale.

Shqipëria është një ndër vendet me nivelin më të ulët të zhvillimit të tregjeve financiare në botë.

Në Indeksin Botëror të Zhvillimit Financiar, të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar Shqipëria renditet e 107-ta në listën me 183 vende të marra në studim. Disi më mirë paraqitet në indeksin e zhvillimit të institucioneve financiare, ku renditet në vendin e 90.

Raporti i ndan të gjitha shtetet në 6 zona me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson nivelin më të ulët të zhvillimit të sistemit financiar dhe ngjyra blu nivelin më të lartë, Shqipëria renditet tek ngjyra e kuqe.

Sektori financiar është zhvilluar ndjeshëm në të gjithë globin dhe sisteme moderne financiare po aplikohen në shumë aspekte, siç janë bankat e investimit, fondet e investimeve, fondet e pensioneve, kompanitë e sigurimit, si alternative ku qytetarët mund t’i investojnë kursimet.

Por në Shqipëri, sistemi financiar mbetet i dominuar nga bankat, ndërsa shtyllat e tjera të tij janë ende në faza embrionale. Gjithashtu, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që nuk ka një treg kapitalesh, ose siç njihet ndryshe bursë.

Në studimin e FMN-së, zhvillimi financiar përfshin përmirësimet në funksione të tilla të ofruara nga sistemet financiare si: (i) bashkimit të kursimeve; (ii) ndarjes së kapitalit në investime produktive; (iii) monitorimi i këtyre investime; (iv) Risku dhe diversifikimi; dhe (v) shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve.

Secila nga këto funksione mund të ndikojë në vendimet për kursim dhe investime dhe efikasitetin me të cilën janë ndarë fondet. Për pasojë zhvillimi i tregjeve financave ndikon në akumulimin e kapitalit fizik dhe njerëzor dhe është një faktor i rëndësishëm i produktivitetit dhe nga tre faktorët që përcaktojnë rritjen ekonomike. Me kalimin e kohës, sektori financiar ka evoluar në të gjithë globin dhe sisteme moderne financiare po aplikohen në shumë aspekte.

Për shembull, ndërsa bankat tradicionalisht kanë zënë pjesën më të madhe të tregut, linja të tjera si bankat e investimeve, kompanitë e sigurimit, fondeve e investimit, fondet e pensioneve po zhvillohen gjithnjë e më shumë. Në mënyrë të ngjashme, tregjet financiare kanë zhvilluar mënyra që lejojnë individët dhe firmat të diversifikojnë kursimet e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama