Evis Mula Te gjitha operacionet plastike qe e kane transformuar

Evis Mula: Të gjitha operacionet plastike që e kanë transformuar
Në “Miss Globe International” ku ishte e ftuar, u vu re pamja e tjetërsuar e Evis Mulës, dhe ca kile më shumë në trupin e saj. E kjo ishte nga shfaqjet e pakta në publik për një vit, ndërsa ka bërë gjithçka për t’u dukur tani e tutje, e bukur, sexy, dhe perfekte. E ka nisur me operacionin e veshëve, që i hapnin shumë probleme, kur vinte puna për të modeluar flokët, dhe për të nxjerrë portretin në pah. Mikesha të saj të afërta kanë treguar se këtë operacion, që konsiderohet deri diku i vështirë, ajo e bëri një vit më parë, dhe që shumë pak mund të kenë arritur ta vënë re.

 Por ndryshimet e mëdha në portretin e saj, i ka bërë vetëm para dy muajsh, një ndërhyrje kirurgjikale tek sytë, dhe në hundë, pasi kjo e fundit në fakt i krijonte disharmoni në tiparet e fytyrës. Por veç kësaj, është kujdesur edhe të marrë ca kile, pasi gjithmonë është shquar për një trup imcak, dhe pa linja të veçanta femërore. Tani pas të gjitha këtyre mundimeve është gati. Për t’u shfaqur e perfeksionuar për pak ditë, në netët e Festivalit të Këngës në RTSH, ku konkurron me një këngë të kompozuar nga Luan Zhegu me tekst të Agim Doçit. Tashmë është 21 vjeç dhe është studente për kanto në Akademinë e Arteve të Bukura.

Mesa duket ka punuar me mend këtë herë për një dalje të menduar në skenë, dhe ndoshta për të qëlluar në shenjë. Me një këngë serioze, dhe me një pamje sexy. Nuk ka më mirë për një këngëtare si Evis Mula, që nuk i pëlqen të dalë shumë nga kornizat e vajzës së mirë. Dhe për këtë patjetër është këshilluar me të atin Osman Mula, të cilit i thërret Baca. Ai vazhdon e shoqëron ngado dhe kujdeset deri në detaje për të bijën, edhe pse ajo tani nuk është më 13 vjeçarja, që këndoi për herë parë në Festivalin e fëmijëve. Madje Osmani e shoqëron në studiot e regjistrimit, sepse me këtë përkujdesje ajo është rritur gjithë jetën. Në çdo koncert, festival, apo aktivitete me miqsh ajo ka qenë pas Bacës, i cili që kur Evisi ishte e vogël, e merrte me vete, dhe kujdesej për imazhin e një vajzë të përmbajtur, të një artisteje të vërtetë. Por jo vetëm kaq. Ai e këshillon deri në privatësinë e saj, duke u kujdesur që ajo në intervista të ndryshme mos të flasë për veten, sidomos për lidhjen e saj. Të gjithë mund ta kujtojnë pamjen e hershme prej adoleshenteje, të veshur thjesht, me xhinse. Në fillim provoi të bënte tendencë, si prezantuesja e parë elokuente e “Top Fest” në Top Channel”, e veshur në stilin sportiv.

Më pas fitoi festivalin “Mikrofoni i Artë” me këngën “Si kukull në kuti” të Genti Lakos, që ishte tendenca për t’u dukur një vajzë “trendy”, apo çapkëne në skenë. Papritur ndryshoi, duke u shfaqur me fustane të gjatë, për t’u dukur potente, serioze dhe e matur, ndryshime që ajo i ka demonstruar në mënyrë të spikatur, nga njëra dalje skenike në tjetrën. Nuk njihet si natyrë e fortë, e hedhur, dhe që i pëlqejnë ndryshimet e mëdha. Nuk shoqërohet me njerëz të çfarëdoshëm dhe për më tepër nuk i pëlqejnë orët e zhurmshme e të vona. Kështu ka pohuar gjithmonë, me një përkujdesje të vazhdueshme sa për zërin, aq dhe për imazhin. Gjithsesi para se të bënte operacionet plastike, kishte pohuar për gazetat rozë, se nuk i pëlqente aspak dukja, dhe se më shumë rëndësi i jepte personalitetit.

 Tani që i ka kaluar të 20– at mbase ka ndryshuar mendim, duke kuptuar se bukuria është e rëndësishme vërtet sot, dhe ndaj nuk mund t’i shpëtosh dot tundimit dhe dëshirës, për ta parë veten shumë herë më mirë. Kërkuam të kontaktonim me Evisin, dhe të mësonim më shumë për këtë dalje të re, por ajo nuk e hapi telefonin. Ndoshta për ta lënë Tani pas të gjitha këtyre mundimeve është gati. Për t’u shfaqur e perfeksionuar për pak ditë, në netët e Festivalit të Këngës në RTSH, ku konkurron me një këngë të kompozuar nga Luan Zhegu me tekst të Agim Doçit. diçka surprizë për natën e parë të festivalit, e për të bërë “boom”, e pse jo për të pretenduar për ndonjë çmim.


PanoramaPlus

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama