Euroja rreziku i nje monedhe dikur te suksesshm

Euroja, rreziku i nje monedhe dikur te suksesshm
Fjala “krize” vjen nga fjala greke “Krisis” dhe percakton nje pike kthese ne nje semundje. eshte nje nga fjalet e shumta qe kemi huazuar nga greket e lashte. Sot pasardhesit e tyre moderne po na e rikujtojne realisht se cili eshte kuptimi. Gjithçka ndodhi pikerisht kur nisem qe te perdorim me shume kujdes, pas krizes se madhe financiare fjalen “rimekembje”. Pikerisht atehere kriza greke eshte duke kercenuar ekonomine e botes, si dhe vete ekzistencen e monedhes se dyte me te fuqishme te saj “euros”.

Euroja, 10 vjet me pare, iu duk te gjitheve nje ide shume e mire. Europa kishte arritur nje nivel te kenaqshem integrimi si nje bllok tregtar. Bashkimi monetar ne kete moment ofronte per nje pjese te madh shtetesh perfitime ndjellese. Se pari, do t’i kishte dhene fund lekundshmerise se shkalles se shkembimit te monedhave brenda BE-se, nje fenomeni qe kishte sunduar ne kontinent qe nga renia e sistemit te Bretton Woods per shkallen fikse te shkembimeve ne vitet ’70. Tashme udhetaret dhe bizneset nuk do te kishin me problemin e madh dhe bezdises te shkembimit te monedhave nga nje vend ne tjetrin. Nderkaq, pritej nje shtim i transparences ne lidhje me çmimet e mallrave qe do te permiresonte cilesine dhe sasine e tregtise.

Nje monedhe e vetme ne Europe ishte nje oportunitet i arte per tregtine. Vendet europiane me probleme te medha te borxhit te brendshem do t’i ngjanin modelit gjerman te nje ekonomie me inflacion te ulet, ndersa vete gjermanet besonin se euroja do te ishte paksa me e dobet se marka, monedha e tyre e forte. Veç te tjerash, bashkimi monetar kishte edhe nje joshje gjeopolitike. Pas ribashkimit te Gjermanise, francezet ishin te shqetesuar per gjermanet dhe nje dominim te mundshem te tyre ne Europe. Futja e gjermaneve ne “ujerat e perbashket” te monedhes unike do te thoshte ne nje fare menyre edhe nje lloj kontrolli mbi ta dhe ndonje ambicie te mundshme per ndonje Reich te katert. Por mbi te gjitha, monedha e perbashket do te krijonte alternativen per nje monedhe te re rezerve qe do te ishte nje sfide e hapur ndaj statusit te deriatehershem te dollarit.

 E megjithate, kur Presidenti i atehershem i Komisionit Europian, Jackue Delors, propozoi me se pari bashkimin monetar, ky propozim iu duk shumices si nje projekt i stermadh dhe shume ambicioz dhe per hir te se vertetes pak i parritshem. Edhe kur u aprovua kolona e trete e Bashkimit Europian, Marreveshja e Mastrihtit ne vitin 1992, shume ekonomiste mbeten skeptike ndaj idese. Ishte shume e veshtire qe te imagjinoje 11 vendet qe ne ate kohe perbenin edhe organizaten europiane qe te linin pas te gjitha dasite dhe te futeshin ne vathen e nje monedhe te perbashket. Kundershtaret e kesaj ideje vune ne dukje faktin se nje politike e unifikuar monetare ne vend qe te zbuste do te nxirrte edhe me ne pah dasite mes Gjermanise qe ishte nje vend shume produktiv dhe vendeve te tjera qe nuk ishin aq efikase dhe te begata.

Por argumenti me i forte kunder monedhes se perbashket ne atekohe ishte se pavaresisht se po beheshin bashke monedhat e vendeve qe perbenin Bashkimin Europian, politikat e tyre fiskale po liheshin teresisht jashte dhe te pakoordinuara. Te gjithe e dinin se kriteret e rrepta per hyrjen e nje vendi ne zonen euro si shkalla e deficitit buxhetor jo me e larte se 3% e prodhimit kombetar bruto, apo borxhi publik jo me shume se 60%, nuk do te zbatoheshin ne asnje menyre ne menyre strikte nga vendet pjesemarrese. Duke pasur parasysh nje fakt te tille, Britania e Madhe nuk preferoi qe te behej pjese e nje bashkimi te tille monetar.

Nje raport konfidencial i Bankes se Anglise qe qarkullonte ne fund te viteve ’90 ne vend bente te ditur, duke u nisur nga rezultatet e nje studimi, se nese vendet qe bejne pjese ne nje sistem unik monetar nuk do te respektojne rreptesisht rregullat e ruajtjes se sistemit te perbashket, atehere rezultati do te jete kaotik dhe shkaterrimtar. Perse? Sepse Banka Qendrore Europiane e kishte te ndaluar qe te shpetonte financiarisht nje vend me probleme te tilla deficiti buxhetor. Kjo banke nuk lejohej qe t’u jepte para nje qeverie te caktuar. Shume analiste, para periudhes se vendosjes se bashkimit monetar parashikonin qe ne rastin me te pare te krizes, monedha e perbashket do te perjetonte nje krize te madhe.

Rasti i Greqise eshte nje tregues shume i mire i gjithe frikes qe ekzistonte ne fillim. Per rreth 9 vjet  pasi Greqia u be vendi i 12-te anetar i euros, me 1 janar te vitit 2001, parashikimet dolen te verteta. Deri atehere euroja ishte konsideruar nje sukses shume i madh dhe qe do te vazhdonte te ishte i tille pergjithmone. Sigurisht qe per sa u perket rregullave fiskale ato nuk u respektuan nga shume vende, por gjithsesi, monedha ishte e forte ende dhe mbizoteronte ne tregjet financiare ne Europe dhe ne bote dhe nuk kishte thuajse asgje per t’u shqetesuar. Tashme jo vetem europianet, por e gjithe bota po perdorte euron. Ne vitet 1999 dhe 2003, bankat nderkombetare leshuan me shume bonde ne euro se ne dollare. Vendet qe vendosen te qendronin larg Eurozones nisen qe te pyesnin veten nese kishin marre vendimin e duhur.

Por me pas ne tetor te vitit 2009, ne Greqi erdhi ne pushtet pas zgjedhjeve te pergjithshme qeveria e re socialiste qe pasonte ate te djathte. Trashegimia qe ajo mori nga Karamanlisi, ish-kryeministri ishte katastrofale. Deficiti buxhetor  ishte 12.6% e Prodhimit Kombetar Bruto, por nderkohe qeveria e kishte raportuar ne organizmat kombetare 6%, pra kishte bere nje mashtrim shume te madh. Me pas doli se Banka Qendrore Europiane ishte duke financuar ne menyre indirekte  me shume se nje te treten  e huave te mara nga greket permes linjes se kredive te emergjencave.

Ne keto rrethana te gjithe euroskeptiket rinisen analizat dhe parashikimet e tyre per katastrofen qe po afrohej. Qe nga ai moment te gjitha tregjet financiare nisen qe t’i jepnin para Greqise me nje interes shume me te larte se zakonisht. Vendi nisi qe te perjetonte nje spirale negative financiare dhe çdo dite situata po perkeqesohej me ritme te shpejta. Problemet pasonin njeri-tjetrin, mosbesimi rritej kudo dhe ne perpjesetim te drejte me te rriteshin edhe perqindjet e interesit te huave nderkombetare ndaj Greqise. Kjo e fundit sa vinte e po merrte tiparet e nje shteti ne prag te falimentimit. Si te mos mjaftonte doli se deficiti buxhetor qe i ishte raportuar Europes nuk ishte as 12%, por 13%, pra situata ishte shume me e keqe nga sa mendohej.

Ne kete situate te deshperuar, greket kthyen syte te  Europa per ndihme. Qe ne fillim ata hasen me rezistencen e gjermaneve qe ishin kundra çdolloj ndihme financiare. Votuesit gjermane ne mesin e nje krize recesioni qe po kalonte vendi i tyre dhe pa pare ndonje interes te drejtperdrejte te Greqia,  nuk lejuan qe grekeve t’u jepej nje ndihme financiare. Por sa me shume qe hezitonin gjermanet, aq me e madhe behej kostoja e paketes shpetimtare.

Me ne fund ne prill u formulua nje marreveshje ne baze te se ciles greket do te marrin 110 miliarde dollare nder te cilat 30 miliarde do t’i vinte Fondi Monetar Nderkombetar, ndersa pjesa tjeter do te ishte nje kontribut i vendeve te tjera te Eurozones nder te cilat Gjermania si ekonomia me e zhvilluar e kontinentit do te paguante edhe faturen me te madhe. Athina nga ana e saj u zotua per masa strikte per sa i perket shkurtimit te shpenzimeve duke marre si zotim kthimin e deficitit ne shifren 3% deri ne vitin 2014. Po a u zgjidh ne te vertete problemi? Fatkeqesisht jo. Duket se kjo tragjedi greke ka ende shume akte.

Cilet jane skenaret? I pari do te ishte nje deshtim i shtetit grek. Te gjitha keto masa shtrenguese do ta fusin vendin ne nje recesion te thelle dhe ne ulje te ritmeve te rritjes ekonomike çka do ta çonte vendin nga nje problem i madh te nje tjeter. Shkaterrimi i shtetit grek eshte njera ane, pasoja tjeter eshte edhe me e rrezikshme dhe kjo ka te beje me efektin domino te situates greke, pra futja ne nje situate te tille edhe e vendeve te tjera te eurozones me probleme te deficitit buxhetor si Spanja, Portugalia apo edhe Italia.

Per sa u perket europianeve, ata e dine tashme se kur marrin nje vendim per Greqine ky vendim nuk ka te beje vetem me fatin e nje vendi te vetem, por me fatin e nje zone dhe nje eksperimenti qe per 10 vjet rresht u konsiderua i suksesshem dhe qe tani ndodhet ne prag te deshtimit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama