Euro 2016/De Biazi rrefen arsyen e mungeses se Salihit Mehes dhe Manajt

Euro 2016/De Biazi rrëfen arsyen e mungesës së Salihit, Mehës dhe Manajt

Në një intervistë ekskluzive për emisionin "Fair Play" në News24, Gianni de Biasi tregon arsyet pse nuk i mori në Francë, Alban Mehajn dhe Hamdi Salihin. Trajneri i Kombëtares ka folur për fazën përgatitore duke zbuluar një detaj interesant, për takimin e parë kundër Zvicrës, duke mos i besuar vëllazërisë me shqiptarët që luajnë për helvetët, ndër të tjera nuk ka harruar të thumboi edhe Adnan Januzaj.de biaziPërshëndetje Enkeleda, përshëndetje dhe për të gjithë teleshikuesit

Në konferencë për shtyp gjatë prezantimit të listës paraprake u ktheve pak në kohë: Arritën këtë sukses u shprehe vetëm pasi kuptuam se kush janë limitet tona, kush është limiti i këtij grupi?
Le të themi se një nga gjërat e rëndësishme që ne duhet të bëjmë është të kuptojmë se ne mund të kemi limite dhe mbi këto limite duhet të krijojmë atë që është mënyra jonë për të luajtur futboll, për të respektuar kundërshtarët dhe për të provuar për të bërë maksimumin, për të shkuar sa më larg është e mundur në këto kompeticion. Në fillim të kualifikuesve nëse do thoshin se do shkonim në Francë askush nuk do e besonte, apo ata që e hidhnin një hipotezë të tillë ishin të çmendur, pasi ishte diçka e pamundur që ne të kualifikoheshim. Më pas me ndihmen e cilësisë së skuadrës dhe futbollistëve tanë arritëm diçka të jashtëzakonshme mbi të gjitha për mënyrën se e arritëm Evropianin.

Gjithashtu, sot ashtu si dhe në ditët e tua të para në Kombëtare, i keni dërguar lojtarëve një sms, një ftesë, e cila me shumë ngjate si një thirrje "lufte", motivuese, me sa duket harxhoni shumë kohë në aspektin psikologjik.

Është mënyra ime për të komunikuar me ta kur më duhet ti jap një mesazh kolektiv dhe jo privat. Në atë mesazh kam thënë se meqenëse mungojnë dhjetë ditë nga takimi ynë në Austri, ku do të zhvillojmë dhe fazën përgatitore, në funksion të takimit të parë kundër Zvicrës, i kam thënë se është e rëndësishme të shkojmë aty. Do jeni 27 lojtarë, 4 për fat të keq nuk mund të vijnë në Francë dhe se zgjedhjet e bëra do të jenë të kushtëzuara nga forma fizike dhe nga ajo mendore dhe nga dëshira për të qenë prezent, për të qenë skuadër për të formuar një grup. Ky është një aspekt mbi të cilin ne duhet të punojmë shumë, pasi ka qenë një nga cilësitë më të rëndësishme që formoi këtë grup dhe që solli këto rezultate.


Flisni gjithnjë në shumës, ne, skuadra, grupi, e bëni këtë gjë sepse nuk kemi individë në Kombëtare, apo për ju është më i rëndësishëm grupi dhe jo individi.

Nëse flas pak si shumë për grupin apo pak si shumë për skuadrën e bëj pasi mendoj se, baza e çdo suksesi e çdo grupi pune është ndarja e ideve dëshira për të qenë pjesë e grupit dhe të mos i bësh gjerat formalisht, besoj se kjo ka qenë burimi ynë, cilësia jonë. Unë mendoj se idetë, qëllimi duhet të jetë i pastër, unë mendoj për shokun e skuadrës për shokët e skuadrës dhe jo për vetën time. Skuadra duhet ti japë mundësinë çdokujt të shprehet më mirë, pra skuadra ndihmon individët të bëhen edhe më te rëndësishëm. Unë mendoj se kjo është filozofia jonë deri në këto momente.

Duke qëndruar tek individët, pse kjo JO e madhe për Alban Mahan, një lojtarë individualist, i aftë të zgjidhi një ndeshje nga hiçi, për më tepër që gëzon një formë të mirë

Alban Meha është një lojtar i jashtëzakonshëm, ka një gjuajtje të mirë, ka cilësi të mira por mendojë se tek skuadra jonë ai nuk arriti të përshtatet më atë që është mënyra ime e të parit futbollin dhe të më bënte të mendoja për grumbullimin e tij. Alban Meha thuajse nuk ka luajtur fare në këto kualifikuese, ka luajtur besoj vetëm 13 minuta me Serbinë dhe nëse në jemi në Francë kjo është për meritë të lojërave të tjerë, për cilësitë e futbollistëve të tjerë. Unë nuk dua të diskutoj ka apo jo cilësi, përkundrazi, ai ka cilësi të mira, por siç thashë edhe më lart skuadra jonë duhet të ketë karakteristika të tjera, në duhet të kemi shumë luftëtarë në fushë që luftojnë për çdo top, që nuk dorëzohen kurrë, ky është shpirti që duhet të kemi, pastaj nëse ka edhe futbollistë që kanë cilësi akoma më mirë, por ajo që nuk duhet të mungojë kurrë është shpirti për të luftuar për çdo top.

Ka diçka tjetër pas kësaj çështje?
Un nuk kam inate apo konflikte me askënd, e kam thënë gjithnjë që nuk do ketë surpriza ndërmjet atyre që na sollën këtu dhe atyre që kanë qenë më pak pjesë e këtij grupi, pra sot për mua zgjedhjet janë të lidhura me këtë aspekt, me aspektin e vendosmërisë për të arritur objektivat. Është një zgjedhje që e kam bërë un, mendoj se për një kampionat të vështire ku ne do të luajmë, siç është Evropiani na duhen lojtarë që kanë karakteristika të tjera.

Është e vërtetë që zgjedhjet janë të tuat, pa asnjë ndërhyrje, në fund jeni ju që do gjykoheni për zgjedhjet e bëra, por mendoj se publiku ka nevojë për një shpjegim, jo vetëm për Mehajn por edhe për Salihin, golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Superligë, dhe një ikonë e Kombëtares.

Ai është një lojtar i mirë, i jashtëzakonshëm, një goleador i mirë, por mendoj se ne nuk do të kemi aq shumë raste sa ka Skënderbeu në kampionatin shqiptar, pra na duhen lojtarë që janë të aftë të bëjnë fazën ofensive, defensive, pra me shumë ritëm. Kjo është një zgjedhje e imja, bëj trajnerin, më paguajnë për të bërë zgjedhje dhe unë bëjë zgjedhjet që më duket më të arsyeshme për të arritur objektivat.

Keni grumbulluar 27 lojtarë, vetëm 23 mund të merrni me vetë në Francë, kaq shumë ju mund kjo listë, në një kohë që sebashku me Rusinë jemi të fundit që kemi dorëzuar listën paraprake.

Jo, absolutisht jo, nuk kam pasur vështirësi. Është e qartë se ka respekt dhe përgjegjësi për zgjedhjet e bëra, janë shumë motive. Un përzgjedhjet i kisha bërë më kohë, vetëm se duhet ti bëja publikë tani, praktikisht siç bëj gjithnjë në prag të çdo grumbullimi. Nuk është se nuk i bëra publike për të mos i dhënë dikujt avantazhe se kush do jetë apo kush nuk do të jetë, në bëjmë gjerat tona të tjerët të vetat, në autonominë ton absolute.

Jeni shprehur se lojtarët që dërguan Shqipërinë në Francë, do të shpërblehen, gjithashtu një dritare do të jetë gjithnjë e hapur për çdo rast, për çdo lojtar që do shpërthejë gjatë kësaj periudhe. Është Milot Rashiça një i tillë, dhe a do i mbijetojë ai sitës përfundimtare?

Nuk e di, kemi të gjithë kohën në dispozicion për të bërë vlerësimet. Rashica është një lojtar interesat për në, i ri dhe që ka bërë një kampionat të madh me Vitesen, mendoj se e ka merituar një shans të tillë. Tani i takon atij në këto ditë që do të jemi sëbashku të tregoj se është në një formë të mirë fizike, të bëj stërvitjen e duhur dhe nuk shoh pse te mos vijë me ne, të shohim.

Niseni për në Austri, në botën e futbollit thuhet se faza përgatitore është mbase pjesa më e rëndësishme, përcakton shumë rreth ecurisë në kampionat. Çfarë pret De Biasi nga kjo fazë përgatitore?

Të shohim, do rrimë sëbashku, të kuptojmë gjendjen fizike të disa lojtarëve të cilët kanë luajtur shumë apo kanë luajtur më pak. Kemi bëra disa analiza 4 muaj më parë për të kuptuar gjendjen shëndetësore të lojtarëve, do i bëjmë sërish për të bërë një krahasim, pastaj fusha e lojës, stërvitjet etj do të tregojë se kush janë lojtarët më të besuar për këto ndeshje të Evropianit.

Na zbuloni diçka më shumë rreth kësaj fazë, kushtet, ku do përqëndroheni më shumë, pse zgjodhët pikërisht Austrinë.

Austria sepse ka fusha më të mira stërvitore, kemi tre fusha shumë të mira, sepse është një vend shumë i mirë nga pikëpamja logjistike, dhe e gjitha kjo ka një kosto zero, pra Xhani de Biasi ka arritur të gjej diçka me kosto zero për Federatën dhe mendoj se kjo është një gjë shumë interesante.

Përpara Evropianit kemi dhe dy takime miqësorë, kundër Katarit dhe Ukrainës, sa do shpërbejnë këto dy sfida?
Do shërbejnë shumë sepse janë dy ndeshje të ndryshme, sigurisht më e rëndësishme është ajo që do zhvillohet në Bergamo më 3 qershor kundër Ukrainës e cila për në do të thotë shumë pasi do verifikojmë gjendjen tonë kundër një kundërshtari shumë të fortë që merr pjesë edhe në Evropian. Pres që lojtarët të më japin përgjigje të rëndësishme.

Jeni të kënaqur më atë çka iu ka ofruar Federata, në cilësinë e kundërshtarëve në këto miqësore.

I kemi bërë sebashku zgjedhjet, nuk është se Federata i zgjedh kundërshtarët pa më thënë. Nuk është shumë e lehtë të gjesh kundërshtarë në këto momente pasi skuadrat e tjera i kishin gjetur kundërshtarët ne momentin që ne kërkonim të luanim. Situata ishte e tille, pasi në fillimin ishte ideja për të bërë një ndeshje me Kanadanë, kjo ra si mundësi , pastaj me një kombëtare tjetër që nuk po ia them emrin, edhe ajo nuk u realizua, në fund gjetën Katarin që nuk ka një nivel të lartë por për ne është mirë për një test stërvitore. Më pas me datë 3 kemi një miqësorë përballë një skuadre me nivel të mirë teknik siç është Ukraina.

Jeni shprehur se Evropiani është një mundësi unike për lojtarët për ju si trajner për çdo shqiptarë. Çfarë do të thotë për lojtarët ky turne, sa do të ndikojë në të ardhmen e tyre

Unë mendoj se Evropiani ashtu si edhe Botërori janë dy vitrinat më të rëndësishme në rang internacional. I gjithë interesi i medias, i agjentëve të futbollit janë të fokusuar aty, për djemtë është një tjetër mundësi për të rënë në pah dhe pse jo të zgjidhen për të luajtur në ndonjë skuadër më të rëndësishme. Sa më shumë lojtarë të luajnë më skuadra të rëndësishme aq më shumë do të rritet niveli teknik i Kombëtares Shqiptare, pra ky është një motiv më shumë për impenjimin e lojtarëve.

Dukë qëndruar tek e ardhmja, po tek ju mister, çfarë impakti ka Kampionati Evropian, do jeni në fokusin e të gjithë Evropës, edhe për ju është një vitrinë e shkëlqyer.

Besoj se për të gjithë është hera e parë , pra për të gjithë do të jetë një vitrinë e rëndësishme, unë mendoj se për mua sot ajo që ka rëndë si është që Shqipëria të bëj maksimumin e asaj që ka mundësi, pastaj është e qartë se grupi ku bëjmë pjesë ne, me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë që janë skuadra shumë të vështira për t'u përballur, do përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe më pas sa më shumë rezultate të mira të arrijmë aq më shumë do tërheqim vëmendjen e operatorëve të ndryshëm dhe medias në veçanti.

Vetëm pjesëmarrja dhe fakti që dërguan një vend të vogël kaq larg ka bërë që emri juaj të lidhet me një kombëtare 5 here kampione bote, Italia juaj e dashur. Sa të vërteta ka tek ky lajm i shkëlqyer për ju, si ndiheni? Na trego diçka më shumë rreth këtij lajmi merkatoje

Sepse ka përfunduar, Italia e ka zgjedhur kush do të jetë trajneri i ri. Për fatin e mirë përfundojë kjo histori, ia prenë kokën demit. Më në fund përfundoj kjo histori që ishte më shumë gazetareske sesa reale.

Në rast se Shqipëria shkon edhe më lart në Francë, mund të kalojë fazën e grupe, rrjedhimisht edhe kuatat e juaja rritën ndjeshëm. Në çfarë kushtesh largoheni nga Kombëtarja, nëse ju vjen një ofertë serioze do largoheshit, fundja do ishte një nga ato fundet e lumtura për të dy palët

Jo, unë kam një kontratë me Kombëtaren shqiptare, me presidentin Duka kemi thënë që pas Evropianit do të takohemi për të diskutuar sërish, më pas të shohim nëse është rasti për të vazhduar, si do të vazhdojmë, në çfarë forme, me objektivin e qartë si do e rrisim më shumë këtë Kombëtare sepse që kur kamë ardhur unë para 4 vite e gjysmë kombëtarja shqiptare ka bërë shumë rrugë, shumë rrugë përpara. Sot kërkohet mundësia për t'u rritur akoma dhe jo më kot ndihmësi im, Trramezani, është bërë drejtori teknik i Kombëtares. Pra është një projekt për zhvillimin e futbollit shqiptarë në total, duke filluar me ekipet e moshave, U15, U17, U19, pra eshtë në jetë një projekt dhe një program konkret për të ardhmen, sigurisht kjo është meritë e drejtuesve, mbi të gjitha e presidentit Duka, që i besojë ndihmësit tim një rol kaq të rëndësishëm si ai i drejtorit teknik. Kjo është diçka e cila është e ngritur prej kohësh. Trramezani është drejtor teknik që në nëntor. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën tonë më pas shpresojmë që edhe rezultatet që do të arrijmë në Evropian të na japin një dorë, pasi në fund vetëm rezultatet kanë rëndësi në jetë. Në fund të gjitha harrohen, nuk ka asnjë rëndësi vështirësitë në të cilën ke punuar, në fund janë rezultatet ato të cilët ose të bëjnë të shkëlqesh ose bëjnë që kështjella të shkatërrohet. Unë mendoj se Shqipëria e ka një strukturë të sajën, nga pikëpamja e organizimit, është një punë që e ka një bazë dhe që mund të japi frytet e saj. Shqipëria ka një skuadër relativisht e re dhe që ka mundësi të zhvillojnë edhe kualifikueset e ardhshme të Botërorit apo edhe të Evropianit si protagoniste. Përtej gjithçkaje në këto momente duhet të mendojmë vetëm për Evropianin, aty është fokusi im, më pas të shohim. Jam mësuar t'i marr gjerat me radhë, sot jemi të përqendruar vetëm tek Franca, Zvicra dhe Rumania, vetëm kjo ka rëndësi.

Kualifikueset e Kampionatit Botëror?

Edhe pse është shumë e vështirë, pasi kemi skuadra si Spanja dhe Italia që janë dy skuadra që kanë cilësi më shumë se ne, por për ta do të jetë problem të kualifikohen kundër nesh. Objektivi im është të kalojmë fazën e grupeve që siç e thashë është shumë e vështirë, por e vështirë ishte edhe të kualifikoheshim edhe në Francë , pra do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë . Ajo që mund t'iu garantoj është se do japim 100 % më shumë se aq të asaj që është në mundësinë tonë .

Me një fitore mund edhe te kalojmë fazën e grupeve, mund të ndodh? I kemi shanset realisht për ta bërë diçka të tillë?

Po, por fillimisht duket ti marrim ato tre pikë , ky është problemi kryesorë . Edhe skuadrat e tjera e mendojnë në këtë mënyrë . Nuk kemi bërë asnjë tabelë , asnjë kalkulim, e rëndësishme është të zhvillojmë ndeshjet në maksimumin tonë si kundër Francës, si kundër Zvicrës dhe Rumanisë .

Në grupin A kemi edhe sfida luksi, si ajo me Francën p,sh, rival që e keni mposhtur, kemi barazuar, historia mund të përsëritet pse jo? Ju ndihmon fakti që kemi zhvilluar dy takime, apo në fazën e grupeve në Francë është një histori tjetër

Ky është problemi, ky është problemi Për mua ky është një problem, pasi nëse në fillimin Franca sfidonte Shqipërinë me mendjemadhësi sot e dinë që nuk mund ta bëjë diçka të tillë , duhet të jemi të përqendruar, më pas luajnë në shtëpinë e tyre, kanë dëshirë për të bërë përshtypje, luajmë në Marsejë, në një stadium shumë të nxehtë, një stadium i madh, luajmë jashtë shtëpie, të shohim se si do të përfundojë . Por siç e thashë edhe më herët nuk e humbasim një ndeshje ende pa filluar, në fillimin ta luamë më pas të shohim se si do përfundojë.
Më cilin skenar do të ishte De Biasi i kënaqur nga aventura në Francë, mos harrojmë në futboll gjithçka është e mundur, e vërtetojë dhe miku juaj Claudio Ranieri

Le të themi që ishte Ranieri që mësojë fillimisht nga Shqipëria, ishim ne që i treguam rrugën se si mund të arrinte një sukses të tillë me një skuadër të vogël përballë atyre që konsideroheshin më të mëdhatë e Evropës. Sot besoj se futbolli është pak a shumë në një nivel, diferencat janë shumë të vogla, por duhet të përgatitesh mirë dhe të besosh që gjithçka është e mundur. Nëse mendon se do të humbasësh me siguri do të humbasësh, nëse mendon se mund të fitosh ke mundësi për të fituar ose të paktën të barazosh.

Anëtarësimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA?

Ishte diçka e cila pritej prej kohësh, jam i lumtur për presidentin Vokrri, për miqtë nga Kosova të cilët u njohën ndërkombëtarisht. Kjo për ne nuk është një gjë që mund të do të na ndihmojë për të ardhmen, përkundrazi do na heq diçka, pasi atë që bënim në fillimin, ku merrnin djem kosovarë në kombëtaren tonë nuk mund ta bëjmë më, pra na zvogëlohen mundësitë për të zgjedhur. Në këtë mënyrë gjithsecili do të marrë rrugën e vete, do shkruaj historinë e vet, histori të cilën Shqipërua ka filluar ta shkruaj me kualifikimin për në Evropian, uroj që të njëjtën gjë të bëjë edhe Kosova e cila ka një skuadër simpatike. Çfarë do vendosin të bëjnë lojtarët? Këtë do ta shohim. Kjo është zgjedhja e tyre, unë mendoj se atë të cilët sot janë me ne kanë ende dëshirë të mbrojnë ngjyrat e Shqipërisë. Më pas të shohim se cilat do të jenë zgjedhjet e tyre personale. Unë mendoj se ata të cilët sot nuk janë zgjedhur të vijnë në Francë sigurisht do të shkojnë të luajnë për Kosovën. Këto janë edhe gjera të cilët varën nga trajneri i Kosovës, nga zgjedhjet që ai do të bëj. Në fund ne do të vlerësojmë zgjedhjet e bëra të cilat në këto momente janë të vështira për ti identifikuar pasi janë zgjedhje personale.

Sfida e parë në Grup është përballë Zvicrës, keni filluar të studioni kundërshtarët, kush janë pikat e forta se duhet të luaj kombëtarja në këtë ndeshje dhe jo vetëm

Unë besoj se kur dikush zbret në fushë nuk mendon se kush është origjina e tij por mendon vetëm të luaj për skuadrën e tij, si të jap maksimumin. Kush aludon se lojtarët me origjinë shqiptare mund të jenë nga ana jonë gabojnë rëndë, Ata luajnë për Zvicrën, Shaqiri na ka bërë gol në të dy ndeshjet, pra mendoj se nuk do të ketë kështu problemesh tek Zvicra, shpresoj shumë të ketë por nuk do të jetë kështu. Në duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj çdo kundërshtari pasi çdo kush që luan për një fanellë tjetër është kundërshtari ynë, edhe nëse janë me origjinë shqiptarë do të bëjnë gjithçka që skuadra e tyre të fitojë.

Ndonjë peng për lojtarët që mund të ishin pjesë e Kombëtares, Januzaj për shembull?

Januzaj nuk është grumbulluar për Belgjikën në Evropian, do rrijë në shtëpi duke e parë nga kolltuku. Mbase, nuk i dihet, varet sesi do sillej, si do luante. Meqenese me të nuk pata mundësi të flas sa më pak të flasim tani për të aq më mirë është. Ai mund të kthehet tek Kosova tani, atë mund ta bëjë. Duke parë dhe si po shkojnë gjerat ai mund të jetë nga të parët që mund të shkoj tek Kosova.

Një mesazh për tifozët kuqezi, të cilët ndihen pak të larguar nga Federata por kurrsesi nga ju dhe nga Kombëtarja

Pse janë ftohur me Federatën? Për biletat? Unë mund të them vetëm një gjë. Një nga gjerat më të bukura që kam patur mundësi të prek të shoh këtu në Shqipëri është mbështetja e tifozëve. Disa grupe shumë të zjarrta tifozësh që na kanë qëndruar gjithnjë pranë dhe që arrijnë t'i motivojnë shumë lojtarët tanë. Mendoj se në të njëjtën kohë futbollistët tanë kanë qenë shumë bujar shumë të zotë për të arritur objektiva të rëndësishëm dhe mendoj se ka një lidhje shumë të fortë ndërmjet tyre. Shpresojë shumë që të vijnë në Francë sa më shumë të jetë e mundur, që të na mbështesin të na japin një dorë.
(er.shk/BalkanWeb)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama