Futbollistët polakë janë grumbulluar nga trajneri i tyre pak ditë para fillimit të finalve të Europianit. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa foto të lojtarëve që kanë shkuar me helikopter në hotelin e zgjedhur nga Adam Navalka.
Resorti ndodhet në Arlamov, në kufi me Ukrainën. Grumbullimi i tyre vjen në kohën kur shumë skuadra që janë kualifikuar për në filanet e "Francë 2016" kanë filluar përgatitjet e para, por e veçanta me futbollistët polakë qëndron tek udhëtimi i tyre me helikopter, ndryshe nga shumë skuadra të tjera.