Eskursioni qe u kthye ne nje tragjedi (Foto)

Eskursioni qe u kthye ne nje tragjedi (Foto)
Zyrtarisht deri në orët e para të ditës së martë, bëhet fjalë për 13 të vdekur, mes tyre 11 vajza, studente, një djalë si dhe një burrë, drejtues i mjetit.

Ndërkohë ka edhe një numër të plagosurish që aludohet të jetë rreth 30 vetë.

Çfarë ndodhi në Himarë

Rreth orës 16.15’ të ditës së hënë, në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, vjeç 55, me të cilin po udhëtonin disa studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka dalë nga rruga.


Aksidenti fatal përfshiu një grup studentësh, kryesisht vajza, studente të fakultetit të Histori Filologjisë, departamenti Gjuhë-Letërsi në universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit. Ato ishin nisur për një ekspeditë mësimore nga Elbasani për në jug të vendit me destinacion Himarën.

Hetimet dhe dëshmitë

Strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.

Berisha, Vasilit: Çdo ndihmë për të plagosurit, brenda dhe jashtë vendit

Për këtë qëllim është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën kryesimin e Prokurorisë së Përgjithshme, në përbërje të të cilit janë ekspertë kriminalistë, të policisë rrugore, si dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Të mbijetuar nga aksidenti kanë folur dhe kanë treguar minutat e fundit të pragtragjedisë. Shoferi sipas tyre në çastet e fundit ka parë se nuk kishte në rregull sistemin e frenimit dhe kur ka hasur në një shpat mali në të majtë dhe në të djathtë humnerën, ka humbur kontrollin e autobusit dhe në kohën kur ka dashur të frenojë s’ka pasur mundësi.

Në këto kushte fjalët e fundit të tij ishin: Mbahuni fort, frenat s’po më mbajnë”.

Nga hetimi në të vërtetë rezulton se mund të mos ketë funksionuar sistemi i frenimit. Në vendngjarje u gjet gjurmë frenimi nga vetëm një gomë e autobusit.

Por hetimi po ndalet edhe në dyshime të tjera. Një mundësi tjetër është që shoferi të ketë pësuar atak kardiak në momentet e pragtragjedisë.

Më poshtë gjeni në mënyrë të detajuar, informacionet mbi ngjarjen, emrat e konfirmuar të viktimave, të të plagosurve dhe të mbijetuarve si dhe informacione të tjera.

Vdes Eranda Baloshi

Ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak Eranda Baloshi.

Vdes Dorina Stafa

Ne Spitalin Ushtarak eshte identifikuar dhe studentja e dyte qe ka humbur jeten Dorina Stafa.
Elidona Gjinaj

Nderkohe ne spitalin e Vlores po kurohet studentja Elidona Gjinaj e cila me pare ishte identifikuar si Dorina Stafa (ky emer ishte dhene prej saj ne momente konfuzioni).

Florie Peci

Eshte identifikuar dhe nje tjeter shtetase qe po kurohet ne spital ushtarak Tirane Florie Peci, nderkohe qe ka mbetur akoma pa identifikuar nje shtetase qe ndodhet ne morg.

Rama: Orë solidariteti kombëtar për të shpëtuar çdo jetë të përfshirë në aksident

Eshte identifikuar edhe njera nga shtetaset qe ndodhen ne Spitalin Ushtarak, shtetasja Briselda Gubere.

Briselda Gubere, ka dale nga salla e operacionit pasi i ishte nënshtruar nje ndërhyrjeje kirurgjikale.

Aktualisht po kurohen në Spitalin Ushtarak :

1. Kaltra Pollozhani

2. Alma Deda

3. Eranda Bato

4. Antoneta Taçe

5. Doriana Kumria

6. Anisa Çobaj

7. Shegushe Haka

8. Elsa Shtylla

9. Ifsjana Karriqi

10. Mirsie Biba

11. Besjana Dani

Ndërkohë që në këtë spital ka shtetase që janë akoma të paidentifikuara.

Po kurohen në Spitalin e Vlorës:

1. Dorina Stafa

2. Enkela Daja

3. Ticiana Hysa

4. Juliana Kuqi

5. Ergita Opingari

6. Adjola Musaka

7. Liri Hasa

8. Besjana Xheneti

9. Adisa Çela

10. Anisa Hysa

Edhe 2 studente në Tiranë

Nga ky spital jane nisur drejt Spitalit Ushtarak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni janë nisur për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak.

S’ka rrezik për Arta Ballabani

Në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani.

Autobuzi i dytë, 37 të mbijetuar

Lista e personave qe gjendeshin ne autobusin e dyte te cilet nuk jane perfshire ne aksidentin e rende dhe jane ne gjendje te mire shendetesore:
1. Lubica Kerthi
2. Shpresa Elezi
3. Greta Hoxha
4. Adile Suli
5. Endri Boçi
6. Rozeta Sinani
7. Nertila Gjini
8. Marjola Ahmetaj
9. Nevila Seitllari
10. Rajmonda Kasa
11. Thëllëza Lleshi
12. Daniel Dulellari
13. Daniela Sharra
14. Marsida Memushi
15. Blerina Sallaku
16. Rezarta Hida
17. Adriana Balla
18. Manjola Cepi
19. Olgert Çela
20. Ervin Qarri
21. Orgerta Miraka
22. Antigona Pole
23. Ornela Mullaliu
24. Xhoana Bardhi
25. Matilda Sadiku
26. Migena Handari
27. Fatbardh Shala
28. Valbona Isaku
29. Elona Skeja
30. Arisa Buzi
31. Valbona Belba
32. Lutfie Kola
33. Vojsava Duka
34. Miranda Brahimi
35. Irma Gjuzi
36. Sokol Agolli
37. Mario Lila


Masat e shtetit

Drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.

Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës.

Drejt vendngjarjes është nisur gjithashtu dhe Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ndërkohë për të transportuar të dëmtuarit drejt vendngjarjes janë dërguar helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu shkuan dhe forcat speciale RENEA, si dhe forcat speciale të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ekspeditë fatale e studenteve në brigjet e jugut

Në vendngjarje u dërguan dhe ambulancat e Vlorës, Himarës, Sarandës, si dhe janë krijuar grupe të posaçme me ekipe mjekësh, ndërkohë që ambientet spitalore u vunë në gatishmëri të plotë.

Në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit u bashkëpunua dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë. Një ndihmë të madhe dhanë dhe banorët e zonës.

Aksidenti në Himarë, sot e gjithë Shqipëria në ditë zie

Topalli: Ngushëllim dhe solidaritet njerëzor të afërmve të viktimave

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama