Eskuerda 7 jave jashte por kurbinasit duan ta presin

Eskuerda 7 javë jashtë, por kurbinasit duan ta presin

Maikon Eskuerda ka mrekulluar kurbinasit. Fantazisti pritet që të qëndrojë te Laçi, edhe pse i dëmtuar. Kujtojmë që ai la fushën me barelë (në testin e një javë me parë kundër Besëlidhjes), pas një goditjeje që pësoi në gju.

Maikon Eskuerda

Maikon Eskuerda

Pas kontrolleve të para mjekësore që zhvilloi ditë më parë, rezultoi se kishte menisk. Ky dëmtim e detyron brazilianin që të qëndrojë në total 7 javë jashtë fushe (një javë ka kaluar tashmë, ndërsa mbeten edhe 6 të tjera).

Duke parë që kampionati nis vonë, konkretisht më 7 shtator, bardhezinjtë nuk kanë në plan që të humbasin një element me vlerë si Eskuerda, ndaj do t'i japin një tjetër shans.

Megjithatë, zyrtarisht ende nuk është marrë një vendim për fatin e tij. Dilemat e mëdha lidhen vetëm me kualitetin që ai, çka e dëshmoi edhe ndaj lezhjanëve, duke shënuar gol.

Ai gjendjet ende në Shqipëri dhe, nga sa mësohet, javën e ardhshme do të ketë diçka konkrete për të ardhmen e tij, pra nëse do të qëndrojë apo do të largohet.

Sakaq, pritet që të dielën të mbërrijë në Shqipëri edhe braziliani tjetër, Artur Lorendo Silva. Ky i fundit ka marrë OK-in nga drejtuesit, megjithatë vetëm të hënën do të vihet nën urdhrat e Marselo Troisit.

Ai është një lojtar afirmuar në Serinë B braziliane, te skuadra e njohur Parana. Në 14 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë katër gola. Merkato ende nuk mund të quhet e mbyllur, ndërsa domosdoshmëria për një qendërmbrojtës mbetet ende prezente.

Laçi gjatë kësaj periudhe është përgatitur pa shumë bujë, por drejtuesit e klubit janë të bindur se skuadra sezonin e ardhshëm do të luftojë për të zënë një vend në Kupat e Europës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama