Ermal Hoxha kerkon lirimin nga paraburgimi

Ermal Hoxha kerkon lirimin nga paraburgimi

Ermal Hoxha, një prej të dyshuarve të rrjetit të kokainës që përpunohej në Elbasan i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që vendosi ndaj tij masën “arrest me burg”. Nipi i ish-diktatorit Hoxha përmes avokatit të tij ka depozituar më 24 Shkurt në Gjykatëne  Lartë kërkesën për vleftësim arrestimi  dhe caktim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Panorama shkruan se përmes kësaj kërkese, Hoxha kërkon deklarimin si të paligjshëm të arrestimit të tij në kushtet e flagrancës dhe lirimin nga qelia.

Avokati Asaf Hadëraj tha se i kishte kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Sipas tij nuk ekzistojnë kushtet e duhura ligjore që klienti i tillë të mbahet në arrest me burg. Ermal Hoxha qëndron në qeli që prej 14 Janarit, kur u arrestua bashkë me 8 persona të tjerë të dyshuar si pjesëtarë të grupit kokaina në Xibrakë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama