Emigrantet dhe Performanca ne Teatrin Metropol

TIRANË, 5 Tetor / ATSH / - Komedia "Emigrantët" dhe monodrama "Performanca" janë dy shfaqet e Teatrit Metropol të cilat do mbahen në skenë në datat 7 dhe 10 tetor ora 19:00 ne Tirane.

Komedia "Emigrantët" me autor Sllawomir Mrozhek, regji te Afeida Boriçi-Mehmeti, dhe në intepretimin e Musa Isufi dhe Ismail Kasumi, në 7 tetor ora 19:00 do të vijë në Metropol në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Kulturore "Tirana" (Teatri Metropol) dhe Qendrës Kulturore Preshevë.

Vepra e Mrozhek, e vënë në skenë nga regjisorja Afeida Boriçi Mehmeti është një tekst absurd që flet për dy personazhe, AA një punetor intelektual , emigrant politik, shkrimtar, njeri i ideve, i cili emigron për të gjetur lirinë e munguar atë të krijimit dhe ndërgjegjes të cilat mnë vendin e tij komunist i qenë privuar.

Ndërkohë i dyti është XX një punëtor të thjesht provincial, emigrant I cili punon gjithë kohën, nuk ushqehet si duhet për të realizuar ëndrrën e tij: të kurseje ca të ardhura për të ndërtuar një shtëpi në vendin e tij.

"Emigrantët" kjo vepër e njohur e Mrozhek , është një shfaqje ku dialogu tragjiko-komik i dy personazheve ndërtohet mbi pyetje të rëndësishme lidhur me fenomenin Njeri-Njeri, ku këta ë fundit nuk janë në gjendje të kuptojnë njëri-tjetrin.

Edhe pse në një vend Perëndimor ku liria ekonomike e politike është e legjitimuar, të dy personazhet në vepër nuk e gjejnë dot lumturinë, përkundrazi të dy janë të dëshpëruar, të parealizuar, dështakë, mjeranë, gati për t'i dhënë fund jetës së tyre. Sepse motivet për të jetuar kanë shteruar. S'ka as kënaqësi, as lumturi, ka veçse ankth ekzistencial, çjerrje e utopisë dhe lumturisë së rrejshme; ka po aq një tjetërsim sfilitës si dhe një trishtim mortor.

"Emigrantët" është një vepër që flet për njerëzit, të cilët kanë humbur jetën e tyre duke emigruar për të ndryshuar mirëqenien e tyre por, me problemet e fundit që ende vazhdojnë ti ndjekin pas, sot e kësaj dite" thotë regjisorja Boriçi.

Ndërkohë që në 10 dhe 11 tetor 2015 ora 19:00 do të jetë radha e monodramas "Perfomanca".

Autori Odise Kote, regjisorja Edlira Baholli, në intepretimin e Marsias Lila, sjellin një veper e cila flet për lirinë e dimensionet e njeriut, demokracisë, ekzistencializmin.

Monodrama e vënë ne skenë nga regjisorja Edlira Baholli zgjat rreth një orë dhe nuk është lineare, për arsye se personazhi kryesor, mbivesh personazhe të tjerë, të ndryshëm me kombësi dhe problematika të ndryshme.

Personazhi mban erë Ballkan, ai vuan ekonomine ballkanase , politiken ballkanase, jetën sociale ballkanase. Personazhet jana sa individuale aq edhe universale, është një monodramë e cila flet për gjithçka, përveç politikës, zgjedhjeve, kandidatëve, programeve, platformave dhe premtimeve, duke u tallur me këto të fundit, nëpërmjet një ironie të hollë, të trajtuar nga autori.

/k.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama