Prezantohen bocetat per monumentin e 100- vjetorit te Pavaresise

Prezantohen bocetat per monumentin e 100- vjetorit te Pavaresise
Nga data 22-25 mars, mbas përfundimit të fazës së parë të konkursit ndërkombëtar për realizimin e një monumenti që do të përjetojë 100-vjetorin e pavarësisë, në ambjentet e Galerisë Kombëtare të Arteve, do të jenë të ekspozuara të gjitha bocetet pjesëmarrese të konkursit.

Janë 61 artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, por edhe të huaj, që i janë përgjigjur thirrjes për pjesëmarrje në këtë konkurs dhe kanë paraqitur variantet e tyre për këtë vepër monumentale. Mes 80 veprave të paraqitura ka nga të gjitha, që nga format më tradicionale tek ato më abstrakte. Megjithatë bie në sy tendenca për të pasur sa më shumë shqiponja, qoftë ato në variantin e flamurit, qoftë të shpendit-totem, apo të një femre me forma delikate e me krahë shqiponje, që mund të përfaqësojë Shqipërinë. Të gjitha këto paraqesin diversitet dhe një larmi të madhe, por bashkohen në idenë e qëndresës së shqiptarëve.  Frymëzohen gjerësisht nga simboli i flamurit kombëtar dhe shqiponja dykrenare, e cila stilizohet në dhjetëra forma, por mbizotëron në të gjitha bocetet si ide qëndrore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama