Ema Andrea sjell Bukore

Ema Andrea sjell 'Bukore'

“Bukore” përplas veten në një qark të mbyllur, ku thelbi i ekzistencës tronditet, ku pikëpyetjet mbeten pa përgjigje edhe në botën imagjinare dhe ku dëshira është varur nga mungesa…Ishte ky mesazhi i performancës që një grup studentësh të Akademisë së Arteve sollën nën regjinë e Ema Andreas mbrëmjen e djeshme.

Imagjinoni një copë buke! A mundeni? Ema Andrea kërkon të tronditë publikun me një shfaqje ku buka shndërrohet në simbol. Në simbolin e vrasëses në një shoqëri konsumatorësh të pandjeshëm, të zhytur në rehatinë dhe kamjen e tyre.

Nisur nga një ese e autores kanadeze Margaret Atwood, Ema Andrea së bashku me një grup studentësh të Akademisë së Arteve ka sjellë mbrëmë në sallën “Black Box” performancën e artit bashkëkohor, titulluar “Bukore”. Një bukë për një gojë? Shumë gojë pa bukë?

“Buka është një vepër monolog, që provokon këndvështrimin e vetes në raport me limitet. Duket si një qark i mbyllur midis mundësisë dhe pengesës, një vepër ku vetja dhe shoqëria janë e njëjta gjë. Këtu, qenia njerëzore lëkundet, midis ekzistencës dhe parimit njerëzor… Në këtë hapësirë kjo qenie njerëzore sfidon verbërinë ndaj vetvetes që të imagjinojë realen” –shkruan Andrea, të cilën këtë shfaqe do ta prezantojë sot dhe nesër pasdite në mjediset e Piramidës, si pjesë e projektit “Informal Mind”. “Bukore’ përplas veten në një qark të mbyllur ku, thelbi i ekzistencës tronditet, ku pikëpyetjet mbeten pa përgjigje edhe në botën imagjinare dhe dëshira është varur nga mungesa. Mungesa e vetëkrijuar nga realiteti që provokon shtrydhje dhe kontroll dhe mban pezull ekzistencën”, –shton Andrea.

 

Performuesit e kësaj shfaqjeje të bazuar në pesë tregime të shkurtra të Atwood me titullin “Bread” janë: Oliver Ymeri, Nensi Bakalli, Xhulia Musagalliu, Krist Lleshi, Ersiljano Xhelollari, Kejdi Gishto, Ismail Shino, Ermir Jonka, Akreoma Saliu, Fjorald Doci, Lindar Kaja dhe Rosella Pellicciotti. “Buka”  të cilën Atwood e shkroi në vitin 1983 është një akuzë që synon të turpërojë ata që ndihmojnë në vuajtje dhe tragjedi përmes indiferencës së tyre. Argumenti i saj është emotiv dhe i fshehur. Gjuha e saj është fillimisht e fshehtë dhe shkon më butë, por më pas e bën lexuesin dhe në këtë rast spektatorin të pavetëdijshëm të helmuar me empati. Eseja përdor teknika artistike letrare për ta akuzuar lexuesin për mizori, që kujdeset shumë pak për qeniet njerëzore.

 

Ajo paraqet logjikën e saj ngadalë dhe në mënyrë strategjike, duke i udhëhequr lexuesit e saj –komod dhe të paditur –drejt vetë-fajësimit : duke pranuar praktikat në dukje të padëmshme të jetës së përditshme drejt turpërimit nga bashkëfajësia në vuajtjet e botës. Akuzimi i saj i adresohet zemrës së konfliktit global bashkëkohor. Duke përdorur një objekt të zakonshëm si një copë bukë si simbol, që për ata që jetojnë në rehati dhe kamje duket shumë e padëmshme, Atwood është e aftë të të nanurisë në një gjendje pajtimi. Në pesë tregime të bashkëlidhura  ajo gradualisht të lëviz nga rehatia te faji në hapa të përmasës së pranueshme, pa provokuar të marrësh një pozicion mbrojtës për të refuzuar atë që është e vërtetë. Tregimi i parë të detyron dijeninë e bollëkut të bukës, që është komoditeti i ynë i parëndësishëm që e gëzojmë në mënyrë të shkujdesur. Dy tregimet e tjera përshkruajnë dy skenarë që duken si të huaja, fillimisht duke imagjinuar bukën në këto tregime që janë ndryshe nga e para. Gjuha është tejet faktike, ndërsa skenat groteske: “Ajo po vdes urie, barku po fryhet, mizat i zbresin në sy; i fshin me dorën tënde”.

 

Tregimi i dytë dhe i tretë e shndërron bukën në diçka të rrezikshme, një agjent vuajtjesh. Kjo bukë është shkaktare për vdekjen e njerëzve; është shkaktare që njerëzit të vrasin dhe të lejojnë njerëz të tjerë të vdesin dhe të vrasin. Kjo bukë që ishte dhe mbetet një e mirë është tashmë një simbol i përbindshëm i ankthit dhe vdekjes. Kjo bukë është armiqësore, e pabesë dhe nuk ka kuptimin e jetës. Në fund të tregimit të tretë ke në mendje dy koncepte polare të bukës: buka në dollap që thekson të mirat e jetës dhe buka në burg dhe në kasollet e baltës që është një evokim i tmerrit dhe të metave të jetës. Për të të detyruar të kuptosh lidhjen mes bukës sonë dhe bukës që vret, Atwood e ilustron këtë në tregimin e katërt. Përralla gjermane e një motre lakmia dhe mungesa e dhembshurisë e së cilës vret familjen e së motrës e bën të qartë se buka jonë dhe buka e pabesë janë e njëjta. Atwood sugjeron që të gjithë njerëzit ta trajtojnë njëri-tjetrin si familje. Mund të pyesim “ Si mundet dikush t’ia bëjë këtë motrës së vet? Atwood dhe të gjithë që e kanë ndarë këtë rrëfenjë të motrave dhe vëllezërve të pashpirt të mos kenë shpëtim nga dija e pasojave të lakmisë së tyre. Kjo të bën të duash të eliminosh çdo mundësi që dikush mund ta shëndoshë veten me bukë që mund t’i japë jetë dikujt tjetri. Atwood e përdor tregimin e fundit për të turpëruar hapur lexuesin, duke vazhduar të përdorë metaforën e bukës për të përshkruar mohimin mizor të të pasurve. Ajo thekson se është një uri e vërtetë dhe vuajtjet në botë janë të vërteta.

 

Nuk është iluzion dhe nuk kemi pse imagjinojmë, duhet vetëm ta vëmë re. Ndërsa disa mund të argumentojnë se qeveria është e ndarë nga populli, disa pretendojnë rreth një urie në vendet demokratike. Ne jemi të gjithë përgjegjës për zinë e bukës. Zilia jonë është drejtpërdrejt përgjegjëse për vuajtjet e botës dhe luftërat, qofshin luftërat mes policisë dhe të shtypurve apo mes dy palëve njerëzish të shtypur dhe të vuajtur që përpiqen të mbijetojnë. Deklarata më provokuese e Atwood-it, e cila e fiton fuqinë e saj në përshkrimin e një të vërtete të sikletshme që “ Ne nuk duam të dimë. Imagjinojeni këtë! Edhe sa kohë duhet të mbyllim një sy për të zgjuar shkatërrimin e lënë nga zilia dhe mizoria jonë? Le të kalojmë bukën”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama