Elbasani/ Sejdini shpjegon situaten Si do paguhen lojtaret

Elbasani/ Sejdini shpjegon situatën: Si do paguhen lojtarët

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qa zim Sejdini, në një prononcim për "Panorama Sport" pohon se ka vërejtur një fenomen jo shumë normal gjatë kësaj periudhe me lojtarët, që janë gati të firmosin kontratën me Elbasanin.

sejdini elbasanKryebashkiaku sqaron njëherë e mirë të gjithë lojtarët se nuk do të marrin paradhënie, por ata që do të firmosin, do të marrin paratë çdo muaj, me të gjitha detyrimet sipas ligjeve.

"Ta harrojë një sportist që do të firmosë kontratën me Elbasanin se do të marrë paradhënie, por, njëkohësisht, edhe ai që lidh kontratën nuk do të mbesë pa marrë paratë çdo muaj, në bazë të asaj që do të nënshkruajmë.

Pra, serioziteti i kësaj pune është i garantuar deri në fund, pasi janë paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Elbasanit. Pagat do të paguhen me të gjitha detyrimet që kërkon shteti.

Nëse një sportist mendon që mund të luajë në të zezë në Elbasan, ta harrojë, sepse kjo nuk ka për të ndodhur.

Më bën përshtypje një fakt që futbollistët duan para në dorë dhe nuk e kanë shumë mendjen te kontratat", u shpreh fillimisht Sejdini, teksa sqaroi edhe fenomenin që ka ndodhur me lojtarët në Elbasan.

Megjithatë, sipas burimeve zyrtare brenda klubit, edhe ky ngërç është zgjidhur dhe lojtarët e kontaktuar do të hedhin firmën nën kontratë brenda javës së ardhshme, pa u parapaguar siç kanë kërkuar fillimisht.

Financat

Më tej, Sejdini foli edhe për financat që janë të garantuara dhe se vijojnë bisedimet me kompaninë e huaj angleze që është e interesuar për klubin.

"Për sa i përket ndonjë biznesi që do të afrohet ne jemi të hapur edhe ndaj cilitdo që dëshiron të vijë, prandaj jemi duke punuar në këtë fushë.

Edhe për sa i përket kompanisë së huaj që ka shfaqur interesim jemi ende në bisedime dhe po presim, pasi gjërat ecin ngadalë.

Objektivi është gjithnjë Superiorja. Për sa i përket administratorit, shumë shpejt do të zgjidhet, pasi kemi një emër aktualisht.

Gradualisht do ta ngremë ekipin, duke vënë në dispozicion jo thjesht paratë e taksapaguesve elbasanas, por edhe në afrimin e ortakëve të rinj për ta bërë Elbasanin", sqaroi më tej kryebashkiaku i Elbasanit, i cili, përveçse garanton financat, siguron të gjithë se objektivi mbetet ngjitja në Superiore.

Prej disa sezonesh, klubi ka qenë në vështirësi financiare dhe në këtë mënyrë lojtarët kërkojnë garanci për të firmosur. Por, tashmë, është vetë kryebashkiaku që del garant për financat.

VLADIMIR MEMA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama