Elbasan / Nxenesit e shkolles Alush Lleshanaku aktivitet ne monumentin e Shen Joan Vladimirit

TIRANË, 6 Tetor / ATSH / - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës ka zhvilluar në Njësinë administrative Bradashesh, të qytetit të Elbasanit, një aktivitet kulturor dhe artistik në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Javës Europiane të Trashëgimisë Kulturore.

DRKK-Durrës sqaron se në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollës "Alush Lleshanaku" Bradashesh, dhe grupi artistik i shkollës.

Ky aktivitet u organizua nga specialistët e DRKK Durrës - Sektori Elbasan në bashkëpunim me DAR Elbasan, me Drejtorinë e shkollës dhe me Priftin e Kishës At Irene.

Në këtë aktivitet u bë një prezantim i trashëgimisë kulturore të Qarkut Elbasan dhe të zonës së Bradasheshit në veçanti, një prezantim i historisë së ndërtimit të Manastirit, dhe më pas u bë një performancë artistike e grupit artistik të shkollës.

Shkolla "Alush Lleshanaku"është anëtare e Projektit "Miku i Monumentit" dhe ka në birësim monumentin e Shën Joan Vladimirit. Fëmijëve iu ndanë broshura informative të Manastirit të Shën Joan Vladimirit.

Kisha e Shën Joan Vladimirit, e cila ndodhet në Shijon të Elbasanit, i është i kushtuar Shën Joan Vladimirit. Kisha është ndërtuar nga familja Topia në 1381. Gjatë shekullit të 18 Kostandin Shpataraku ka pikturuar muret e kishës.

Ajo u bë një monument kulture të Shqipërisë në vitin 1948.

/k/m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama