Ekzoskeleti mrekullia e radhes ne mjekesine ruse

Ekzoskeleti, mrekullia e radhes ne mjekesine ruse

Një ekip rus nga Universiteti Shtetëror i Moskës ka filluar të rekrutojë vullentarë me paaftësi muskulo-skeletore për të testuar ekzoskeletin e parë (skeletin e jashtëm) të krijuar në Rusi, i cili kushton shumë më pak krahasuar me ekuivalentët perëndimorë dhe që premton transformimin e jetës së mijëra njerëzve, shkruan "RT".

“I jam nënshtruar rehabilitimit për 3 vjet, pasi u rrëzova nga shkallët, por ende nuk mund të eci”, thotë Yekaterina Romanova, me profesion piktore, e cila është një ndër 100 njerëzit vullnetarë për provat eksperimentale, të cilat do të fillojnë në vjeshtë të këtij viti. “Me këtë ekzoskelet, më në fund, do të mund të eci pa ndihmë”, shton ajo/

Ekzoskeleti është një strukturë mekanike, e cila lidhet me pjesët funksionale të trupit njerëzor dhe që u lejon atyre të lëvizin në përputhje me funksionet e tyre, me ndihmën e robotikës së kontrolluar nga kompjuteri.

Tashmë, “ReWalk”, ekzoskeleti me patentë izraelite është bërë komercial për njerëzit në ShBA, por kushton 70 mijë paund, madje edhe më tepër. Ndërsa “ExoAtlet-Med” pritet që të kushtojë sa gjysma e tij kur të hidhet në treg.

Të dhënat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rreth 500 mijë njerëz në vit vuajnë nga dëmtime të shtyllës kurrizore, por edhe pse shumica e tyre nuk kanë nevojë për një ekzoskelet, miliona të tjerëve mund t'u transformohet jeta nga kjo pajisje e ideuar prej një kohe të gjatë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama