Ekzekutohen autoret e masakres se Charlie Hebdo. Shpeton pengu. Parisi tronditet nga 5 shperthime te tjera

Ekzekutohen autoret e masakres se 'Charlie Hebdo'. Shpeton pengu. Parisi tronditet nga 5 shperthime te tjera

Pas oresh te tera ankthi dhe pritje, policia franceze ka nderhyre me shpejtesi ne ndertesen ku ndodheshin dy vellezerit autore te masakres se 'Charlie Hebdo', duke i ekzekutuar ata dhe duke i shpetuar jeten pengut qe ata mbanin aty prej oresh. Nderkohe qe zhvillohej kjo ngjarje, ne anen tjeter te Parisit jane degjuar 5 shperthime te njepasnjeshme.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për tym që po del nga ndërtesa, ndërsa forcat e policisë kanë mësyrë aty në një operacion blic.

Raportohet gjithashtu se helikopterë dhe autoambulanca po shkojnë me urgjencë në vendngjarje.

Vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, po qendrojne te mbyllur ne nje ndermarrje te 'Dammartin en Gowle', 35 km larg Parisit, e mbajne peng nje person.Qe te dy ata, mesohet te jene shprehur te gatshem te vdesin si martire. Ka pasur shkembime zjarri, ndaj banoreve te zones, autoritetet iu kane bere thirrje te mos dalin nga shtepite. Disa vete mendohet te kene mbetur te plagosur, por zyrtaret e policise mohojne informacionet per te vdekur.

Rrethimi i tyre erdhi gati 48 ore nga sulmi i se merkures, ku 12 punonjes te "Charlie Hebdo", perfshire dhe kryeredaktorin, u qelluan per vdekje ndersa ishin ne mbledhje, disa me filxhanet e kafese perpara.

Agresoret e armatosur rende u larguan nga Parisi fillimisht me makinen e perdorur per atentatin ku kishin lene dhe kartat e identitetit, e me pas e nderruan mjetin. Menjehere pas sulmit ndaj te perjavshmes satirike, ne France nisi nje gjueti e vertete e njeriut: 88 mijë agjente u mobilizuan ne kerkimin e te dyshuarve, 20 mije prej tyre ishin forca speciale.

Vendi eshte ne gadishmeri te lartë qe prej atentatit te se merkures e pas vrasjes se nje policeje 27-vjeçare mengjesin e nje dite me pas. Numri i te arrestuarve ne lidhje me ngjarjen eshte 9, dy nga te cilet te aferm te vrasesve te arratisur. Forcat e rendit arriti te binte ne gjurmet e ketyre te fundit pasi ndaluan ne nje pike karburanti ne veri te kryeqytetit per t'u furnizuar me benzine dhe menaxheri i stacionit i njohu e lajmeroi menjehere policine.

Dy vellezerit Kouachi, 32 dhe 34 vjec, te lindur ne Paris, pershkruhen ne shtypin francez si kriminele te vegjel, qe kane zgjedhur te perqafojne rrugen e ekstremizmit radikal.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama