“Vdekja e nje mbretereshe” ne Metropol

“Vdekja e një mbretëreshe” në Metropol
Teatri i Metropolit shfaq në datat 13, 14, 19, 20 dhe 21 nëntor, ora 20:00, në sallën “Çehov”, premierën e monodramës “Vdekja e një mbretëreshe” Autor i veprës është Rexhep Qosja, regjisore Inis Gjoni. Luan Eni Jani.

Monodrama flet për një mbretëreshë, e cila gjendet në fundin e karrierës së saj të mbretërimit. Pikërisht në këto momente të fundit ajo nis të bëjë një analizë të thellë e të plotë të qeverisjes së saj, fitoreve dhe dështimeve, të shikojë me qartë raportin e saj si grua e si nënë.
Pikërisht ky moment e bën atë të shikojë qartë përballjen me realitetin. Ajo ndjen, shikon e provon shijen e hidhur të tradhtisë, servilizmit nga miqtë, të cilët e kane braktisur e tradhtuar. Por ndër shumë shqetësime e ballafaqime, që ajo ngre në këtë dialog me vetveten është dhe krenaria e saj për tu mos iu dorëzuar armikut, për të ruajtur një vend me nder në histori. Një dilemë e fuqishme ekzistenciale e shoqëron përgjatë gjithë monologut të saj të “rroj apo të mos rroj”.
Vazhdimisht ajo është në një konflikt të vazhdueshëm me veten, me jetën dhe me krenarinë e saj si mbretëreshë. Megjithatë në fund ajo zgjedh të jetë vetëm një grua si gjithë gratë e tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama