Prezantohet “Perndjekja dhe vrasja e Maratit”.

Prezantohet “Përndjekja dhe vrasja e Maratit”.
Në datën 26 nëntor, ora 18.00, në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve në Tiranë, do të prezantohet dhe diskutohet rreth dramës “Përndjekja dhe vrasja e Zhan-Pol Maratit...” (e njohur edhe si Marat/Sade), një nga dramat më të famshme gjermane të viteve ’60.

Së afërmi ajo do të shfaqet edhe në skenat shqiptare. Më parë do të bëhet një prezantim i librit përkatës dhe do të paraqiten nga studentë të Akademisë së Arteve nën regjinë e Arben Kumbaros disa fragmente nga vepra.
Po këtë mbrëmje do të zhvillohet edhe një diskutim mbi temën “Dhuna, revolucioni dhe më pas”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama