Ekspozita fotografike 50 me pak

Ekspozita fotografike  '50 më pak'
Artan Lame, koleksionist i objekteve të traditës shqiptare, ka ekspozuar në hollin e Universitetit Europian të Tiranës një seri nga koleksioni tij fotografik nën titullin përmbledhës “50 më pak”. Ekspozita i kushtohet trashëgimisë kulturore monumentale shqiptare, asaj që nuk është më dhe nga e cila kanë mbetur vetëm imazhet e paraqitura.

Porta e Jallisë, Durrës, ndërtuar në shekullin VI, është objekti më i vjetër i listës me 50 monumente të shkatërruara dhe të zhdukura, që Lame i kujton në këtë ekspozitë. Në koleksionin fotografik të Lames paraqiten godina, ura, kisha, shkolla, xhami dhe parqe, të shkatërruara përgjatë shekullit të XX. Ekspozita “50 me pak” është çelur nga Qendra Shqiptare e Trashëgimisë me mbështetjen e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, dhe do të jetë e hapur deri më 15 mars.

Universitetin Evropian i Tiranës ndodhet bulevardin "Gjergj Fishta", Nr.70, H.1

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama