Hadrianopolis ne ekspozite

'Hadrianopolis' ne ekspozite
Deri në datën 18 nëntor pranë Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë do të qëndrojë e hapur ekspozita fotografike me titull "Hadrianopolis: një qytet romak në Epirin e lashtë, veprimtari gërmimesh e vlerësimesh". Ceremonia e hapjes së ekspozitës u zhvillua ditën e shtunë, datë 5 nëntor, ora 17:00, në Institutin e Kulturës Italiane në Tiranë.

Kjo ekspozitë, e realizuar nën kujdesin e Prof. Roberto Perna, u promovua nga Universiteti i Maceratës me synim dokumentimin, përmes një sërë panelesh fotografikë, i veprimtarive të kryera nga misioni arkeologjik në zonën e Hadrianopolisit prej 2005. Që nga viti 2005 Universiteti i Maceratës, në bashkëpunim me Rajonin Marche, ka nisur hetime arkeologjike në qytetin e lashtë të Hadrianopolisit sot Sofratikë në jug të Shqipërisë, në rajonin e Gjirokastrës, dhe në luginën e lumit Drin, ku është vendosur edhe vetë qyteti.

Ekspozita është e ndarë në dy pjesë: Seksioni i parë, e pasuruar me një aparat shpjegues, niset nga analiza e kontekstit territorial në të cilin Hadrianopolis është e vendosur, dhe më pas arrin ne përshkrimin e vetë qytetit, ku hetimet e fundit arkeologjike sqarojnë gradualisht aspektin urban dhe monumental dhe, në fund, pasqyrohen aktivitete të ndryshme në lidhje me gërmimet dhe metodologjitë e përdorura për përpunimin e të dhënave. Seksioni i dytë, ka për qëllim të sigurojë, nëpërmjet 60 fotografive me ngjyra dhe bardhë e zi, një pamje ndjellëse dhe origjinale te peisazheve, arkitekturës dhe jetës në luginën e Drinos.

Ekspozita është e hapur për vizitorët: 10:00 - 13:00 para dite; 15:00 - 17:00 pas dite. Instituti Italian i Kulturës në Tiranë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama