Italia ne Kinema

Italia ne Kinema
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Akademinë e Filmit & Multimedias Marubi ofron një sërë filmash për publikun shqiptar. Ditën e martë, 3 prill, ora 19:00, do të shfaqet filmi “La Destinazione”. Ky film është prodhuar në vitin 2003 dhe ka si regjisor Piero Sanna-n.

Kohëzgjatja e tij është 124 min dhe do të jetë në italisht me subtitrat anglisht. Emilio, një djalë 17 vjeçar nga Rimini, përfshihet në strukturat e policisë. Në Romë, gjatë kursit të formimit, njihet me Costantino-n, një i ri nga Sardenja. Rastësisht, në përfundim të kursit, Emilio emërohet në Sardenjë. Shumë shpejt i riu do të kuptojë se bota e brendshme e Sardenjës është diçka më vete. Interpretojnë aktorët: Roberto Magnani, Elisabetta Balia dhe Raffaele Ballore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama