Ekspozita Intimitet Mediterran

Ekspozita 'Intimitet Mediterran'
Deri në 4 prill, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, piktori Lian Lutfija paraqet tablotë e tij me moton “Një sfidë ndaj hiprealizmit”. Me konceptin e ndërthurjes së jetës dhe natyrës mesdhetare, por të transformuar ndryshe dhe me një teknike të re klasike paraqiten rreth 20 tablo të punuara në vaj.

Liani 34 vjeçar, ka nisur të pikturojë që i vogël në Pallatin e Pionierëve apo në Pallatin e Kulturës në Tiranë . Në 1997 fiton konkursin në “USA Milwaukee Institute of Art & Design”, ku u mbështet edhe me bursë. Kryen studimet në Liceun Artistik “I.A.A.G.S” Stamboll dhe në 2004 diplomohet në Universitetin e Arteve “Arkitekt Sinani”, dega pikturë.

Më pas karrierën e tij e ka zhvilluar me ekspozita vetjake dhe kolektive kryesisht në Stamboll, njëra prej të cilave është edhe pjesëmarrja në Bienalen e Stambollit ku është vlerësuar edhe nga mediat prestigjioze Turke si “me këndvështrime të reja pasuruese”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama