Ekspozita Cfare i ndodhi Gjeneralit?

Ekspozita 'Cfare i ndodhi Gjeneralit?'
Në galerinë FAP të Akademisë së Arteve në Tiranë është hapur një ekspozitë e artit bashkëkohor e titulluar “Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?”. Ekspozita e merr frymëzimin nga filmi shqiptar i vitit 1978 me titull “Gjeneral Gramafoni”.

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë artistët Adrian Paci, Albert Brahaj, Alketa Ramaj, Armand Lulaj, Enkelejd Zonja, Era Tula, Heldi Pema, Ledia Kostandini, Leonard Qylafi, Theodoraq Napoloni, Lina Selander dhe Stefan Çapaliku. Kurator janë Zef Paci dhe Tina Finnas, ndërsa përqasja tematike është e konceptuar nga Edi Muka.

Veprat e ekspozuara ofrojnë një larmi temash duke prekur histori personale, reflektime të brendshme, simbole të kohëve të shkuara dhe dilema të reja të një tranzicioni të përjetshëm. Ato janë video,piktura, fotografi, performanca dhe instilacion.

Qëllimi i ekspozitës është të mbushë zbrazëtirën e krijuar në strukturën shoqërore duke reflektuar mbi të kaluarën historike të afërt me një perspektivë të qartë përmbi gjendjen e sotme. Ekspozita “Çfarë i Ndodhi Gjeneralit?” është pjesë e një projekti afatgjatë titulluar “Utopitë Individuale Tesh e Mbasandej” - Ndërprerjet e dialogut ndërmjet brezave ose çfarë kemi të përbashkët?” dhe është një bashkëpunim ndërmjet SCCA/pro.ba nga Bosnje Hercegovina, TICA (Tirana Institute of Contemporary Art) dhe New Media Cen-ter nga Serbia.

Projekti “Utopite Individuale Tesh e Mbasandej” është i mbështetur nga Programi Kulturor Zviceran në Ballkanin Perëndimor.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama