Eksploziv te Berryli ne katin e pare te nje pallati

Eksploziv te Berryli, ne katin e pare te nje pallati

Një sasi eksplozivi vendosur në një pako të dyshimtë është zbuluar sot në Tiranë. Eksplozivi është zbuluar në qepenin e një dyqani në katin e parë të një pallati tek Brryli. Një kalimtar ka pikasur lëndën e dyshimtë dhe menjëherë ka lajmëruar policinë.

Menjëherë policia ka sinjalizuar specialistët anti-eksploziv, për t'iu drejtuar vendngjarjes, në pallatin te Brryli.

Forcat xheniere  dhe specialistë të antieksplozivit kanë shkuar në vendngjarje për të ç’aktivizuar sasinë e eksplozivit i cili ishe vendosur në qepenin e një dyqani. Eshtë rrethuar ndërkohë e gjithë zona nga forca të shumta policore që po kujdesen edhe për sigurinë e banorëve përreth. Informacioni për sasinë e eksplozivit u dha nga një kalimtar i rastit i cili njoftoi menjëherë qendrën operative të policisë.

Jemi në pritje të informacioneve të reja për të zbardhur të plotë ngjarjen...


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama