Ekspertet Çmimet e apartamenteve kane rene

Ekspertet: Çmimet e apartamenteve kane rene
Banka e Shqiperise njoftoi pak dite me pare se çmimet e apartamenteve ne vend jane rritur me 15.8 per qind ne krahasim me nje vit me pare, por agjencite e ndermjetesimit ne shit-blerjen e pronave te patundshme, si dhe ekspertet e industrise se ndertimit, mendojne se metodologjia e perdorur nga BSH eshte e gabuar dhe se çmimet ne vend kane pesuar ulje ne krahasim me nje vit me pare.

BSH grumbullon njoftimet e shitjeve te apartamenteve neper gazeta, i konverton çmimet nga euro ne leke dhe pastaj vlereson se si ka ndryshuar çmimi ne qytetin e Tiranes. Vete banka pranon kufizimet e metodologjise se saj, e cila duket se mat me se shumti çmimin me te cilin shitesit deshironin te shisnin, por jo çmimin real te transaksionit.

“eshte e vertete se shume ndertues ende reklamojne çmime te larta, me shprese se ne kete menyre do te ndalin renien e çmimeve, por kur nje klient real troket ne dere, natyrisht qe çmimet negociohen dhe gjate koheve te fundit, uljet kane qene gjithnje e me bujare”, thote eksperti i nje agjencie ndermjetesimi. “Natyrisht, pronaret individuale qe rishesin apartamentin per here te dyte, parapelqejne ta mbajne pa shitur me mire, se sa te ulin çmimet”, vijon eksperti.

Apartamentet shiten ne shumicen derrmuese ne euro ne Shqiperi, per shkak se lendet e para blihen pergjithesisht ne kete monedhe, kredite per shtepi jepen masivisht ne euro dhe nje pjese e tregut mbahet nga emigrantet, te cilet paguajne ne euro.

Shoqata e Ndertuesve eshte ankuar vazhdimisht gjate vitit te fundit per renie drastike te kerkeses ne treg, gje qe ka sjelle ne shume raste bllokim te punimeve ne pallatet ne ndertim. Vete BSH thote se “vlera e shtuar e gjeneruar prej sektorit te ndertimit shenoi nje renie vjetore prej rreth 14.4 per qind ne tremujorin e katert te vitit 2009”. Numri i lejeve te ndertimit te dhena ne te gjithe vendin u ul ndjeshem gjate vitit te kaluar, ndersa kredite per shtepi, te cilat furnizojne pjesen derrmuese te kerkeses ne treg, u bllokuan per me shume se nje vit. Vetem gjate muajit te fundit, bankat kane filluar t’i rikthehen kreditimit, duke nisur fushata publicitare ne kerkim te kandidateve per blerje apartamentesh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama