Efektet pozitive te veres se kuqe te ekzagjeruara

Efektet pozitive te veres se kuqe, te ekzagjeruara

Vera e kuqe mund të mos jetë aq e mirë sa keni shpresuar, thonë shkencëtarët që kanë studiuar përbërësit e pijes, që mendohet se i bën mirë shëndetit.  Ekipi i kërkuesve monitoroi shëndetin e afro 800 banorëve në një fshat në rajonin Chianti të Italisë për të parë nëse vera e tyre lokale kishte ndonjë efekt. Ata nuk gjetën prova se përbërësi i verës i quajtur “resveratrol” ndalon sëmundjet e zemrës ose zgjat jetën.

Ekspertët thonë se nevojiten më tepër kërkime për të marrë një përgjigje përfundimtare.

Paradoksi francez

Shumë studime janë përpjekur të shpjegojnë pse ka një incidencë të ulët të sëmundjeve të zemrës në Francë, pavarësisht se shumë njerëz hanë një dietë të pasur me yndyrna. Studimet kanë treguar se konsumimi i verës së kuqe, çokollatës së zezë dhe frutave të pyllit, redukton inflamacionin, duke i çuar kërkuesit në spekulimin se arsyen e shpjegon përbërësi i zakonshëm i verës, resveratroli.

Mirëpo kërkues nga Shkolla Mjekësore e Universitetit John Hopkins nuk gjetën prova për këtë. Ata kanë gjetur se resveratroli nuk lidhej me riskun për vdekje, sëmundje zemre, ose kancer. Po ashtu, ai nuk lidhej as me shenja të inflamacionit në gjak, raportojnë kërkuesit në revistën “JAMA Mjekësia e Brendshme”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama