E hena dita kur njerezit shqetesohen me shume per shendetin

E hena, dita kur njerezit shqetesohen me shume per shendetin

Shkencëtarët kanë zbuluar se e hëna, është dita në të cilën njerëzit shqetësohen më shumë për shëndetin. Studimi ka zbuluar se kërkimet më të shumta në Google, lidhur me shëndetin, bëhen ditën e parë të javës, që pasohet nga kërkimet e shumta të së martës.

Teksa ditët e javës kalojnë, interesi ynë për çështjet që lidhen me mjekësinë humbet, janë shprehur psikologët e Universitetit Shtetëror të San Diegos.

Është vlerësuar se mesatarisht çdo ditë të vitit bëhen 160 milion kërkime shëndetësore në Google.

Studimet e mëparshme kanë treguar se infarktet në zemër ndodhin më shumë të hënave. Të njëjtën gjë ka vërtetuar një studim 10-vjeçar në Skoci, që zbuloi se ataket kardiake ndodhin më shumë në ditën e parë të javës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama