E ardhmja e Cetkovicit varet nga fjala e presidentit Laska

E ardhmja e Cetkoviçit varet nga fjala e presidentit Laska

Pas Xhejms Adeniji, një tjetër futbollist i Laçit është vënë në qendër të vëmendjes së klubeve shqiptare. cetkovicAi është mesfushori me tipare sulmuese, Marko Cetkoviç, i cili me paraqitjet e tij ka tërhequr jo pak vëmendjen e specialistëve të futbollit.

Pas deklarimeve publike të bëra nga Partizani dhe Skënderbeu, një tjetër ekip e dëshiron atë. Këtë radhë, në skenë ka dalë pikërisht rivali i fundit i kurbinasve, Kukësi. Gjithsesi malazezi nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij. Dje ka qenë i pamundur kontakti me lojtarin, mirëpo një përgjigje të moderuar Cetkoviç e pati dhënë menjëherë pas zërave për një largim të tij drejt Skënderbeut.

29-vjeçari e quajti të parakohshëm tratativën, duke thënë se për momentin ishte pjesë e Laçit dhe vetëm pas finales do të mendojë për të ardhmen.

"Për momentin jam pjesë e Laçit. Uroj që të fitojmë trofeun e kupës dhe më pas të shohim. Sigurisht që zgjedhja ime e parë mbetet Laçi, por nëse nuk luajmë në Europë, do të flas me presidentin", ishin fjalët e Cetkoviç dy janë nga fundi i kampionatit. Ndërkaq, mesfushori nga Mali i Zi, si gjithë futbollistët e tjerë të Laçit, gjendet me pushime. Ai ka një kontratë me bardhezinjtë deri në dhjetor dhe vetëm presidenti Laska mund t'i japë drejtim situatës. Me atë që ka dhënë për kurbinasit, Marko Cetkoviç ka fituar zemrat e shumë sportdashësve të skuadrës laçiane dhe ky është një problem jo vetëm për lojtarin, por dhe për klubin.

Përgatiti: Isuf myrtaj


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama