Dy here mat

Dy herë mat

Regjisor B.Kapexhiu.
Interpretojnë: Bujar Kapexhiu /Ilo Pinci/; Aleko Prodani /drejtori/; Fadil Kujovska/marangozi Cuku/; Alfred Bualoti /studiuesi i midhjeve/; Manjola Begolli /vajza shahiste/; Pavlina Mani /e shoqja e Ilos/; Zyliha Miloti /e shoqja e drejtorit, etj

I ftuar në një simultane shahu, Ilo Pinci, specialist i midhjeve dhe i peshkut e njëkohësisht shahist i njohur, vjen në qytetin e vogël bregdetar me bindje të plotë se do të përballojë lojrat me shahistët vendës. Por prapa kësaj ai ka edhe një synim të fshehtë të zbulojë arritjet teknike dhe rezultatet praktike të një specialisti për midhjet që punon aty. Nëpërmjet situatave plot humor zbulohet një e vërtetë e hidhur: Ilo ka mbetur mbrapa si në fushën e shahut ashtu edhe në shkencën bashkëkohore për rritjen e midhjeve.

Abaz Tahir Hoxha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama