Duro behet ceshtje Gjici Mungon per motive familjare

Duro bëhet çështje, Gjici: Mungon për motive familjare

Klodian Duro është bërë çështje te klubi i Kukësit. Ai dje ka qenë vetëm për pak minuta në stërvitje dhe, më pas, është larguar nga ekipi. Zyrtarisht klubi ka njoftuar se trajneri ka pasur një problem familjar, pasi ka pasur vajzën disi pa qejf.

Trajneri i Kukesit, Klodian Duro, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Kukesi, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nKukesi's coach Klodian Duro during the Albanian Super League football match Teuta vs Kukesi, 0-0, at the Niko Dovana stadium in Durres.Deri këtu gjithçka në rregull. Më pas, në seancën e pasdites është shfaqur në stërvitje presidenti Safet Gjici. Duke mos dyshuar askush se ka pasur ndonjë tension të mundshëm, situata është "lexuar" si një vizitë rutinë e presidentit për të karikuar ekipin në prag të një ndeshjeje delikate si ajo me Flamurtarin.

Përplasja Mësohet se Duro ka pasur një debat të ashpër me drejtorin teknik Ekrem Spahia gjatë ditës së djeshme. Nuk janë zbardhur ende motivet e kësaj përplasjeje, por burime brenda klubit e konfirmojnë këtë.

Duro nuk ka dashur të trazojë ambientin brenda skuadrës para një ndeshjeje kaq të rëndësishme dhe është larguar pa bujë, por me një justifikim të besueshëm.

Gjithsesi, për të mos u nxituar në konkluzione dhe për të qenë korrektë me trajnerin, "Panorama Sport" tentoi me të gjitha mënyrat dje që të kontaktonte me Duron, por kjo ishte e pamundur, pasi ai i kishte numrat e telefonit të fikur.

Sqarimi i Gjicit Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka mohuar dje në mbrëmje largimin e Duros nga stoli. Ai pohoi për "Panorama Sport" se trajneri është larguar dje nga stërvitja, porse ka pasur arsye të fortë, pasi në radhë të parë është familja.

"Duro ka pasur një problem familjar. Të gjithë njerëz jemi dhe do të përballemi me situata të tilla. Nuk e di nëse do të kthehet nesër (sot) në ekip për të drejtuar ekipin, pasi kjo do të varet nga shëndeti i vajzës së tij.

Duhet pak mirëkuptim, jemi njerëz...", tha shkurtimit Gjici. Ndërkaq në rrjetet sociale dje vërshuan menjëherë teori nga më të ndryshmet, duke aluduar deri në një "divorc" përfundimtar mes Duros dhe Kukësit. Gjithç- ka pritet të zbardhet gjatë ditës së sotme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama