Durim Bami thyen masen e arrestit shtepiak per te marre pjese ne Fushate

Durim Bami thyen masen e arrestit shtepiak per te marre pjese ne Fushate

Durim Bani personi i arrestuar pas denoncimit të deputetit Tomë Doshi dhe procedimit penal të filluar nga Prokuroria është shfaqur në një takim elektoral në Nikel të Krujës. Rasti është raportuar me foto të Platforma Za’Lart.

 

Teksti i raportimit “Persona në arrest shtëpie, të njohur si element të rëndësishëm në procese të rënda hetimi janë shfaqur në fushatë në mbështetje të kandidatëve lokal.

 

Durim B, personi I shfaqur në foto është nën masën e arrestit nga Gjykata e Lartë për një çështjet hetimore bombastike të vitit të fundit. Kjo nuk e ka penguar atë të thyej masën e arresti dhe të shfaqet në vizita elektorale të kandidatit për kryetar Bashkie në Krujë.

 

Fotot e takimit elektoral janë postuar edhe në profilin zyrtarë të kandidatit në Facebook.  Vendimi për masë sigurie arrest shtëpie është dhënë dy javë më parë nga Gjykata e Lartë”. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama