Duma vijon takimet ne Durres 15 mije vende pune

Duma vijon takimet ne Durres: 15 mije vende pune

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin me banorët e lagjes nr 11. Duma tha se investimet dhe projektet e bashkisë do të hapin 15 mijë vende pune me një objektiv që çdo familje të ketë të paktën një të punësuar.

“Kam thënë që premtimi i parë është 15 mijë vende pune duke thënë që sot që programet e zhvillimit dhe gjitha format e investimit do na çojnë drejt punësimit, që çdo familje e bashkisë së Durrësit të ketë të paktën një të punësuar”, tha Duma.

PD njofton se takimi më banorët u zhvillua pranë ish lulishtes 1 Maji, atje ku zbulimi arkeologjik u muros me beton.

“Vazhdoj ta them që Durrësi është roma e Shqipërisë. Kodrat që ka rreth e qark janë Toskana e Shqipërisë. Por këtu mund të kishim Pompein e Shqipërisë. Kjo është ajo që është gjetur dhe po ta kishim sot do të kishte qënë një nga pasaportat më të rëndësishme të turizmit”, shtoi Duma.

Kandidatja e djathtë foli mbi proramin e saj për rivitalizimin e lagjeve me gjelbërim dhe të gjithë standardin e duhur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama