Duma me banoret e Spitalles dhe Portoromanos Zgjidhje problemeve te urbanizimit

Duma me banoret e Spitalles dhe Portoromanos: Zgjidhje problemeve te urbanizimit

Kandidatja e PD për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorët e lagjes së Spitallës dhe Porto Romanos, të cilët i siguroi për vullnetin e saj për mirëmbajtjen dhe urbanizimin e këtyre zonave.

Banorët u shprehën se janë jashtë vëmëndjes së bashkisë teksa vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimeve, ndotjes e përmbytjeve të shpeshta.

“Ajo që ju siguroj unë sot është që minimalisht ato gjëra që duhet të bëhen menjëherë, të bëhen. Pra, heqja e plehrave në zonat e banuara të bëhet menjëherë, pastrimi i kanaleve duhet të bëhet menjëherë. Këto nuk kërkojnë buxhete të papara. Kërkojnë vullnet për mirëmbajtjen. Problemet në çdo zonë të Durrësit janë me dhjetëra dhe listën mund ta çojmë me qindra”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u njoh edhe me problemet sociale dhe ekonomike të kësaj zone. Ajo tha se punësimi do të jetë kolona kryesore për qytetin.

“Ka me dhjetëra dyqane ushqimore që japin falas bukë. Japin falas ushqime. Nuk ankohet më ai që e merr borxhin, por ankohen këta të shkretët që u ka ngelur borxhi pa u larë. Mund të mbyllin dyqanet se borxhet e tyre janë pafund. Programi i punësimit do të jetë kolona më kryesore e rivitalizimit të qytetit”, u shpreh Duma.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama