Duma Cdo projekt te mire do ta vazhdojme por qyteti ka nevoje per investime

Duma: Cdo projekt te mire do ta vazhdojme, por qyteti ka nevoje per investime

Kandidatja e PD për bashkinë e Durrësit, Grida Duma u takua me banorët e lagjes 12 të qytetit me të cilët bashkëbisedoi mbi manaxhimin e qytetit. Ajo u zotua se çdo gjë e bërë mirë do vazhdojë por duke i shtuar qytetit më shumë nevoja që ka nevojë dhe jo më shpenzime për luks.

“Janë harxhuar 3 herë lekë për të rregulluar pamjen para zyrës së kryebashkiakut. Çështja është se qyteti nuk është as sheshi dhe as 2 qendrat. Qyteti është gjithashtu këtu. Po të jetë këtu keq vjen padiskutim edhe atje”, tha Duma.

Kandidatja për kryebashkiake bashkëbisedoi edhe më një piktor të qytetit i cili kërkoi rivitalizimin e amfiteatrit të Durrësit.

“Do ta bëjmë dhe do ta përdorim për kulturën sepse është i shkretë ashtu siç është. Do ta bëjmë për turizëm, për kulturën si pjesë e identitetit të qytetit. Kam kaluar 14 vite andej dhe është pjesë e brendshme e imja”, u përgjigj Duma.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama