Duka mungon ne dorezimin e trofeut vleresoi Partizanin favorit (VIDEO)

Duka mungon në dorëzimin e trofeut, vlerësoi Partizanin favorit (VIDEO)

Futbollistët e Skënderbeut ngritën trofeun e titullit të gjashtë kampion në një ceremoni festive të organizuar në stadiumin e Korçës. Kupa iu dorëzua kapitenit Bledi Shkëmbi nga sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Në këtë ceremoni morën pjesë sportistë, artistë dhe politikanë. Në stadiumin "Skënderbeu" ra në sy mungesa e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Untitled-21Ky i fundit u ka dorëzuar personalisht kampionëve të Shqipërisë trofeun në fund të kampionatit, por ndryshe ndodhi këtë herë kur kupa iu dorëzua futbollistëve nga Shulku.

Para Javës së fundit të kampionatit, Duka tha se ekipi i Partizanit ishte më favorit për fitimin e trofeut.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama