Duka kishte kerkuar lek per nje ftese ne kombetare nderkaq tani shet patriotizem!

Duka kishte kerkuar lek per nje ftese ne kombetare, nderkaq tani 'shet' patriotizem!
Presidenti i Federatës së Shqipërisë në futboll, Armand Duka, një ditë pasi kishte thumbuar mesfushorin shqiptar të përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, është kritikuar hapur nga mediet në Kosovë.

Më i zëshmi që ka kritikuar Dukën, ishte gazetari i RTK-së, Artan Muhaxheri, i cili i është drejtuar atij me një letër të hapur atij. Muhaxheri thotë të ketë fate që Duka i ka kërkuar “Lek” futbollistëve të rinj shqiptar, për një ftesë në kombëtare. “ Në kohen kur, këta djem shfaqen dëshirën e tyre për t’iu bashkuar Shqipërisë, çfare u ofroi Shqipëria atyre? (Perveç kërkesave për të paguar shuma të majme që të zë një vend në kombëtare).

Duka dhe Kompania e tij, zgjodhën formën e kërkesave te majme për Leke, e tashme ky është një “sekret publik”, qe opinioni e di. Të paktën në Familjen Xhaka, kam pasur rast të jem mysafir, dhe madje edhe opinioni ne Kosove e ka parë, që në dhomën e Granitit dhe Taulantit, gjendet sllogani i madh “O sa mire me qene Shqiptar”….

Nëse jeni i interesuar, në Radio Televizionin e Kosovës mund t’ua shfaqim edhe njëherë kroniken e përgatitur në Familjen Xhaka dhe të shihni shpirtin e vërtetë te shqiptarit.
E tash, ju i nderuari z. Duka, që sytë u janë turbulluar nga “Leku” dhe bizneset tuaja, gjeni fjalë ta shfrytëzoni “kombëtarizimin” tuaj për t’iu kundërvënë këtyre djemve.

Nëse dikujt duhet t’i vij turp, atëherë jeni ju, madje edhe për keqardhje, sepse jeni i painformuar dhe i zhgënjyer qe keni humbur diçka që e keni pasur në dorë.

Për informatën tuaj, lidhjen e vëllezërve Xhaka me Kosovën dhe shqiptarinë, ata e kane dëshmuar duke e vizituar, duke sjelle donacione (për KF Prishtina, KF Trepça dhe KF Kosova Vushtrri).

A nuk janë këto fakte kundërthënëse me mendimet tuaja?

Edhe sikur te mos ishte kështu, ata janë profesioniste dhe nuk do te prisja as nga kryetari i Federatës se Turqisë, që të shante dhe ofendonte Mesut Ozil, pse luan me kombëtaren Gjermane…. Deklarata të tilla, qesharake, injorante, të pamatura, vetëm sa e thellojnë mungesën e intelektit tuaj, për të cilën gjë s’kam dyshuar as ne te kaluarën, por ja qe e vuloset kësaj radhe!

T’i thuash vetes president i FSHF-se dhe te merresh me këso gjerash banale, vërtete nuk do koment….Valle a kaq pak punë tjera ju kanë mbetur sa te merreni me këto “imtësi”? Me respekt, Artan Muhaxhiri, Gazetar i Sportit ne RTK. Duka një ditë më parë kishte deklaruar se Xhaka duhet të ketë turp për deklaratën e tij se do t’i shënojë Shqipërisë. Në të vërtet Graniti pati justifikuar vetën duke u shprehur se poqëse do të realizonte ndaj Shqipërisë ai nuk do të festonte fare, duke u solidarizuar me tifozët shqiptar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama