Duka Mbase De Biazi ka arritur ne nje nivel qe se mbajme dot me

Duka: Mbase De Biazi ka arritur ne nje nivel qe s'e mbajme dot me

Kryetari i FSHF-së ka folur mbrëmë sa i përket zërave për largimin e trajnerit De Biazi nga përfaqësuesja jonë. Në njëfarë mënyre, Duka ka parlajmëruar prishjen e kontratës me De Biazin duke thënë se mbase Xhani De Biazi ka arritur në një nivel që s’e mbajmë dot më.

“Është një diskutim për të cilin nuk mund të futemi në shifra. Megjithatë, edhe Porto (ishte Sporting Lisbona), nuk arriti ta mbajë dot Ronaldon.

Mbase edhe De Biazi ka arritur në një nivel që ne nuk e mbajmë dot.

Nëse ai mendon që karriera e tij ka arritur në një pikë që duhet të ketë një tjetër këndvështrim, atëherë nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ne nuk po kërkojmë trajner. Kjo është e sigurtë”, tha Duka.

Ndërkohë, lidhur me meritat për kualifikimin në Europian, duke shprehet: “Nuk dua të zbeh aspak rolin e tij, por prapa ka pasur një armatë të tërë njerëzish. Të gjithë bashkë kemi meritën. Nuk na çoi as De Biazi, as Lorik Cana dhe as Etrit Berisha. Të gjithë bashkë e bëmë këtë gjë, pasi futbolli është një lojë kolektive”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama