Dritehijet e superfuqise energjitike

Dritehijet e superfuqise energjitike
Ne forumin e fundit te Crans Montana, te organizuar ne Tirane para pak javesh, Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, njoftoi se numri i licencave ne sektorin energjetik, per ndertimin e hidrocentraleve do te vazhdojne te rritet, deri ne nje target final prej rreth 400-500 HEC-e. Pothuaj te gjitha keto licenca u referohen hidrocentraleve te vogla.

Por, mania per te ndertuar nje HEC kudo qe ka nje rreke, e cila te kujton disi sloganin komunist “T’i kthejme kodrat e malet ne fusha pjellore”, perveçse nje fitore vetem ne letra, paraqitet jo dhe aq interesante ne tablone e pergjithshme energjetike shqiptare. Ne vitin 1985, kur keto impiante ishin ne kulmin e funksionalitetit te tyre, nuk arrinin mbulonin me shume se 3 per qind te totalit te prodhimit vendas te energjise elektrike. Megjithate, ky nuk eshte kusht i mjaftueshem qe keto vepra te mos ndertohen. Sfida e vertete eshte sesi te behen funksionale dhe rentabel nga pikepamja ekonomike.

Lidhur me kete pike te fundit ekziston nje realitet shifror qe, i kombinuar me realitetin praktik te investimeve ne energjine nga burimet hidrike, paraqet rezultate shume zhgenjyese. Nje dukuri e rendesishme qe karakterizon vitin 2009 eshte pjesemarrja ne permasa te gjera e investimit privat per ndertimin e burimeve te reja gjeneruese. Sipas raportit vjetor per vitin 2009 te Entit Rregullator te Energjise (ERE), gjate ‘09-es jane lidhur 90 kontrata koncensionare ndermjet investitoreve private dhe qeverise shqiptare per ndertimin e 231 HEC-eve me fuqi deri 150 Megavat, ose me nje fuqi te pergjithshme te instaluar prej 826.5 Megavat dhe nje prodhim te pritshem prej 3.13 Teravat. Investimi i kontraktuar vleresohet me 719 milion euro dhe periudha e futjes ne shfrytezim 5-6 vjet. Ketij skenari ka gjasa t’i shtohen edhe planet e qeverise per nje numer pak a shume te njejte hidrocentralesh qe duhen licencuar gjate 2010-es.

Ne vend-numero

Por nga letrat ne realitet, situat eshte krejt ndryshe. Aktualisht, HEC-et e vogla operative, ose me sakte pjeserisht operative ne vend, numerohen me gishtat e nje dore. Nderkaq, 37 te tjere jane ne ndertim e siper. Nje pjese e veshtiresive lidhur me ndertimin dhe venien ne pune te hidrocentraleve ne Shqiperi, qofshin keto edhe shume te vogla, lidhet me mungesen e eksperiences, kapitalit, por ne veçanti edhe me largesine e impianteve nga rrjeti i transmetimit.

Eksperti i Energjetikes Gjergj Simaku, veren se nje nga problemet kryesore ne kete drejtim lidhet me rrjetin shqiptar te transmetimit, i cili operon aktualisht ne nivele shume ta larta te transmetimit te energjise elektrike nga ato qe mund te ofrojne hidrocentralet e vogla. “Ky eshte nje problem qe duhet zgjidhur, sepse nuk mundet qe transmetimi i energjise se prodhuar nga HEC-et te kaloje permes rrjetit te shperndarjes. Ne kete pike duhen ndare kompetencat dhe duhen krijuar kapacitetet e nevojshme”, thote Simaku. Eksperti sqaron se eshte e domosdoshme qe te behet nje rishqyrtim i legjislacionit ekzistues si dhe nje vleresim realist i investimeve te mundshme lidhur me largesine qe kane nga rrjeti. “Nuk mund te realizohet nje investim i tille, nese nuk ekzistojne mundesite per te transmetuar energjine. Nga ana tjeter, duhet te percaktohen kufizime me te forta per kriteret qe duhet te permbushin subjektet qe licencohen per te operuar ne kte sektor. Sepse, aktualisht, nje pjese shume e madhe e ketyre licencave nuk po vihen ne zbatim”, shpjegon eksperti.

HEC-i i Thethit, per shembull, te cilit nuk i eshte kryer nje remont per te qene qe nga vitet ‘50, ndodhet 30 kilometra larg pikes me te afert te transmetimit. Praktikisht, kjo do te thote se lidhur me kete impiant te prodhimit te energjise elektrike, apo edhe me raste te tjera, te ngjashme, mundesite qe ato te behen operative dhe eficente ne raport me tregun, jane pothuajse zero. Si rrjedhoje, disa HEC-e jane te destinuara qe te kene nje karakter thjesht dhe vetem social, duke qene se mund t’u sherbejne me kapacitet te kufizuar vetem popullates lokale, ne kushtet kur jane te izoluara nga rrjeti i kombetar.

Nje shembull i ngjashem eshte ai i HEC-it te Holtes ne Skrapar, i cili ndodhet 10 kilometra larg rrjetit. Gjithashtu, ne rastin e ketij hidrocentrali, presioni qe baseni i krijuar ushtron mbi terrenin, ka bere qe ne zonen perreth te shperthejne ujerat nentokesore, qe per me teper, jane edhe ujera termale. Nese per investimin ne Holte, ekzistojne ende premisa zhvillimi, duke qene se ne rastin me te keq mund te tentohet te shnderrohet ne kompleks turistik llixhash, mungesa e eksperiences dhe vleresimeve te domosdoshme, mund te rezultoje fatale per koncesione te tjera.

Nga ana tjeter, problemi i pergjithshem qe kane nje pjese shume e madhe e ketyre investimeve eshte largesia nga rrjeti i shperndarjes. Vetem per linjat e lidhjes se ketyre impianteve me rrjetin e shperndarjes, nevojiten miliona dollare, çka i shton nje barre te konsiderueshme financiare fatures fillestare te investimit.

Ne nje interviste ne shtypin e perditshem, drejtori i BERZH per Shqiperine, Daniel Berg ka deklaruar se ka nje miks problemesh qe pengojne zhvillimin e ketyre projekteve. “Disa nga klientet e interesuar nuk kane shume eksperience ne tregun e energjise elektrike dhe disa prej tyre nuk kane shume kapitale te vetat. Disa kane probleme te veshtira qe lidhen me pronesine mbi token, shpronesimet apo ndikimet shoqerore ne zonat ku jane planifikuar te ndertohen hidrocentralet. Disa nga klientet nuk kane lidhje me rrjetin energjetik dhe ndertimi i nje hidrocentrali pa lidhje me rrjetin [kombetar] nuk ka shume kuptim”, theksoi Berg.

Shitjet, permes subvencioneve

Formula e shitjes se energjise se prodhuar nga TEC-et e vogla, eshte percaktuar sipas çmimit mesatar te importit, konvertuar me kursin e kembimit. Diçka e tille kishte kuptim kur çmimet e energjise elektrike ne tregun rajonal e nderkombetar ishin te larta. Por, situata e sotme ka ndryshuar shume. Deri para shtatorit te vitit 2008, çmimi i energjise elektrike ne tregun rajonal paraqitej ne nivelin 95 euro per megavat/ore, ndersa sot ky çmim ne te njejtin treg eshte rreth 40 euro per megavat/ore. Duke iu referuar çmimit mesatar 2009-es, ne harkun e nje viti, çmimi i energjise elektrike ne rajon ka pesuar nje renie drastike prej 55 eurosh per megavat/ore

Arsyet lidhen ndjeshem me krizen ekonomike boterore, pasi qe pas pikiates se tregjeve nderkombetare, çmimi i energjise filloi te ulej ndjeshem. Nje faktor tjeter me rendesi paresore ne uljen e çmimeve te energjise elektrike lidhet me lendet e pare. Gjate kesaj periudhe edhe çmimet e lendeve djegese, kryesisht nafta dhe nenproduktet e saj, pesuan nje renie drastike. Para shtatorit 2008, nje fucoi nafte shitej per 148 dollare, ndersa sot, çmimi luhatet ne nivelin e 70 dollareve per fucoi. Duke qene se nje pjese e konsiderueshme e energjise elektrike prodhohet permes djegesve fosile, renia e çmimit te ketyre produkteve ne tregjet nderkombetare, ka ndikuar edhe ne çmimin e energjise elektrike, si produkt final.

Nje faktor me rendesi ne pikiaten e çmimeve te energjise eshte edhe renia e kerkeses. Kjo e fundit, si pasoje e krizes boterore, filloi te manifestohej fort ne muajt e fundit te vitit 2008, si dhe gjate vitit 2009. Megjithate, parashikohet se gjate vitit 2010, si rrjedhoje e riperteritjes ekonomike ne bote, çmimi i energjise elektrike do t’i nenshtrohet nje rritjeje ne nivelin e 60 eurove per megavat/ore ne tregun rajonal. Ne kete kuptim edhe leverdia e impianteve me kapacitet te vogel prodhimi nga 1 Megavat deri ne 150 Megavat dhe me çmim me te larte te energjise se hedhur ne rrjet se mesatarja e rajonit, mund te rishikohet.

Per t’i bere balle ndryshimit te struktures se çmimeve te tregut, eshte propozuar nje formule e re: çmimi i shitjes me pakice minus 10%. Energjia shitet ne rrjetet lokale te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSHSH), tashme i privatizuar, por parate i paguan KESH, ende ne pronesi publike. Kjo eshte nje metode subvencioni per HEC-et e vogla me para publike. Aktualisht, nga HEC-et e vogla prodhohet rreth 1% e totalit te energjise elektrike qe gjenerohet ne vend. Por, nese formula e re vihet ne zbatim dhe ne rastin kur ky vellim prodhues vazhdon te rritet permes skemave te terthorta te subvencionit, rrezikohen seriozisht financat e KESH-it.

Nje forme tjeter subvencioni eshte mundesuar permes nje ligji, i cili detyron subjektet qe operojne ne sektorin e energjive te parinovueshme, siç jane nafta, gazi, qymyri etj., qe te prodhojne sasi te percaktuara nga burime te rinovueshme. Ketu bejne pjese uji, era dhe dielli. Aktualisht behet fjale per nje kuote ne masen 3% te prodhimit total. Ligji ne fjale sanksionon sasite e “energjise se paster” nga prodhues qe nuk perdorin burime te rinovueshme.

“Prodhuesit e pavarur te energjise elektrike nga burime jo te rinovueshme energjie, me kapacitet mbi 50 Me, jane te detyruar te prodhojne dhe/ose injektojne ne sistemin elektroenergjetik energji elektrike ne masen jo me pak se 3 per qind te prodhimit te tyre te pergjithshem vjetor te vitit pararendes, nga centrale prodhuese qe perdorin burime te rinovueshme”, thuhet ne ligjin e ri. Kjo kuote do te rritet me 0.75 per qind ne vit ne periudhen 2010-2012.

“Keshilli i Ministrave autorizohet te ndermarre nisma nxitese dhe mbeshtetese per ndertimin e centraleve qe shfrytezojne energji te rinovueshme. Brenda gjashte muajve Keshilli i Ministrave duhet te miratoje mekanizmat e nxitjes... si edhe te percaktoje incentivat per ndertimin e ketyre centraleve”, shkruhet ne ligjin e ri.

Kjo mase eshte nje praktike tipike e Bashkimit Europian, permes se ciles synohet venia ne pune e burimeve te rinovueshme te prodhimit te energjise elektrike, si dhe angazhimi i kapaciteteve qe funksionojne me kete lloj energjie. Gjithashtu, ne kete menyre permiresohen edhe praktikat dhe eficenca e prodhimit te energjise se paster. Te pakten ne nivel teorik. Sipas marreveshjeve te deritanishme flitet per te pakten 2000 Megavat fuqi te instaluar, te parashikuara qe te materializohen permes ndertimit te termocentraleve qe perdorin nafte, qymyr dhe ndoshta gaz. Nje prodhim energjie ne keto nivele do te ulte ndjeshem çmimin ne tregun e brendshem edhe pse Shqiperia perfiton sasi te kufizuara nga energjia e prodhuar.

Si rrjedhoje nje pjese e investimeve te kryera ne HEC-et e vogla rrezikohen, nese do te jene eficiente apo jo. Ne kete menyre, ligji i ri sherben si kamerdare shpetimi per prodhuesit e vegjel te energjise elektrike. Nderkaq, nuk dihet nese programi shqiptar per ndertimin masiv te HEC-ve te vogla do te realizohet nje dite me sukses dhe mbi te gjitha, nuk dihen mire as pasojat reale te ketij procesi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama