Drejt zhdukjes gjoksi natyral!

Drejt zhdukjes gjoksi natyral!

Lajmi vjen nga "American Society for Aesthetic Surgery", (Shoqata amerikane e kirurgjisë plastike) që cilësohet si më prestigjiozja e kirurgjisë plastike, vlerësimet e të cilës nuk janë vënë ndonjëherë në dyshime. Të dhënat e vitit 2008, të bëra publike përmes një komunikate zyrtare tregojnë se vitin e fundit, 355.600 gra kanë bërë ndërhyrje në gjoks, përkundër 341.100 të tjerave që kanë bërë riparime të vitheve. Renditjen e pasojnë ndërhyrjet në sy, me 195.400 raste, ato në hundë me 152.400 dhe riparimet estetike në bark me 147.400 raste.

"Për herë të parë në 12 vite monitorim të të dhënave nga kjo fushë, statistikat tregojnë një ndryshim. Nuk ka dyshim se ky revolucion do të provokojë debate të gjera në komunitetin e mjekëve dhe në publikun e thjeshtë"- ka thënë Alan Gold, president i Asaps. Sipas tij, fenomeni është i lidhur me të ecurin në një hap me modën.

Dekoltetë, shpatullat e buta, veshjet transparente i shtyjnë klientët të këmbëngulin për forma më të plota. Sa për llojin e ndërhyrjes, 46% e rasteve kanë pasur në bazë silikonon. Vetëm gjatë vitit të shkuar në SHBA janë regjistruar më shumë se 10 milionë e 200 mijë trajtime kirurgjikale estetike.

Ndërkohë që ndërhyrjet pa bisturi kanë njohur gjithashtu shifra në rritje, gati 2 milionë e gjysmë. Në renditje vijnë më tej lazeri për depilimin me 1 milionë e 280 mijë raste. Tek meshkujt ndërhyrjet kryesore janë rinoplastika, kryesisht me botox dhe trapiantet e flokëve.

Plot 45% e klientëve si meshkuj edhe femra i nënshtrohen kurave në moshën 35-50 vjeç; 26% e rasteve i përkasin grupmoshës 51- 64; 22% mes 19- 34 vjeç; 6% bëjnë ndërhyrje mbi moshën 65-vjeç dhe 2% nën 18-vjeç.

Sipas studiuesve, nëse vazhdohet me këto ritme, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të gjesh të reja dhe të rritura me gjoks natyral,
Nuk është e habitshme që dëshira për të shtuar një numër ose edhe më shumë se kaq të vijë në rritje.

Në Itali ka shumë debate për rritjen artificiale të gjoksit, shndërruar së fundi në një fenomen tek të rejat, madje nën moshën e lejuar për ndërhyrje të tilla, aq sa është parë e udhës të gjenden rregullime ligjore në këtë fushë.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama