Drejt rruges se Butrint’daharit

Drejt rruges se Butrint’daharit
Ka ore, dite dhe jave, qe Auroni (Tare), ish-drejtori i parkut te Butrintit, me grish te shikoj gjendjen e rruges, qe te dergon sot drejt qytetit mitik te Eneas. E kam ndjekur problemin ne nje debat virtual. Pak i konfuzuar?! Siç ndodh rendom me shqiptaret, arrihet deri ne fyerje personale. Ai, gjithsesi, kembengul. Per here te fundit me Auronin-jemi ne nje tryeze per Trashegimine Kulturore. Aty shkembejme sms-te e fundit. E dime se kjo, ajo, e gjitha eshte nje lufte e pamundur, por qe duhet... te behet. ”He, e mbyll paraden e sms-ve, si t’u duk rruga”. “Nuk kuptoj asgje, i gjegjem-ere shkaterrim”...

”He”, ma ben me sy, nje burre, te cilit i kam ngulur syte pa sens. Ka nje veshje te perkore dhe e ka lidhur nje shami ne koke sikur te jete ne kohen e filistineve...Apo, si ndonje nga pasuesit e Krishtit. Ngre supet...
...

Kthej koken anash supeve. Burri ka vendosur nje krevat ne ane te shpatit te rruges dhe ne te dale te Ksamilit, gati 300 kilometra nga Tirana, ben gati nje gjume te patrazuar. eshte nje personazh gati fantazmagorik dhe kjo e ben Jutten qe t’i derdhe nje lumnaje shkrepjesh mbi vete. Ndahemi. Ajo i ngjitet tutje nje rrepire, qe ta fotografoje me mire, ndersa une i afrohem te flas. Me ndjen. Leviz. Pak minuta me pas, do me thote se eshte roje e veglave te firmes, i cili po merret me ndertimin e rruges se Ksamilit. Ne pak metrat, qe kisha ne dispozicion, derisa t’i afrohesha kam pasur se çfare te kujtoj...Pas vazhdimit te rruges nder pyllin e hoteleve gati te boshatisura, ne keto dite korriku dhe pluhurit qe ngrene makinat, ti ndjen me shume se kurdohere zbrazetine e krejt vendit. Apo fundin e nje endrre te bukur?! Kjo e dyta eshte reale.

Ne Ksamil

Ketu, ne Ksamilin real, ne ish-endrren socialiste, perballesh me krejt roberine e shkaterrimit. Me dhjetera shtepi te prishura (me kujtojne ndertimet qe u bombarduan ne kohen e lufterave te fundit...), te hepuara. Beton. Pluhur. Kjo ka pak rendesi. Pak me tej, ndertimi vazhdon, por krejt ndryshe: Rruga, qe po i avitet Butrintit, eshte futur ashper ne ullishtat e Parkut, duke njejtesuar gjithçka: Frymen e parkut, mjedisin...vete te ardhmen. A e di Ministria e Kultures? Patjeter, por ata jane inekzistente kur flitet per gjera, qe kane realisht lidhje me ta. Duhet nje telefon me NJeSHIN. Gjithsesi, rruga ka ngrene shpatet, ndersa gjeresia i ka ndryshuar krejt peizazhin ketij vendi. Nuk e ka me magjine. ‘Fajtori’ i pare duhet te jete Hrushovi. Kur ai erdhi, plot 50 vite me pare, ishte koha kur u rregullua rruga, qe pas kesaj do priste pa fund vizitore. Ashtu si çiftet, qe sot i shkembejme ne rruge, dhe tash duke u besuar shasive te mira, pershkojne rrugen me nje bisht tymi nga pas. Gati, pese vjet me pare, rruga u rikonstruktua komplet (kujdes ketu, vende-vende asfalti ishte aq i ngrene anash, sa dukej açik puna e pamjaftueshme e njerezve te saj) por serish ishte tejet e rrezikshme ne kohen e pikut te pranveres apo veres, kur numri i makinave te turisteve shtohej....

...Burri ka brofur ne kembe. Pershendetemi dhe ulem une te shtrati i tij. “Pse ketu”-i them. Nuk e ka mendjen fare ne vend. Me tregon se çfare pesoi pas ekspedites ‘ndeshkimore’ te Bojaxhiut. I kane prishur nje kursim disavjeçar te se bijes ne emigracion. Mallkon dhe befas qan. “A kishe ndonje dokument per shtepine”, i them. Me shikon sikur te kem dale nga ndonje film horror.“Po çfare dokumenti flet ore! Po pse vetem me ne?”...Vazhdon te qaje. Kujtoj nje shkembim te tere opinionesh ne vazhde te nje shkrimi te Auronit me punonjes te Butrintit dhe njerez. Mire, qe ja u prishen... ,- thone disa. Te tjeret i marrin ne mbrojtje. Bojaxhiu, pak here del pozitiv, ne me te shumtat, anatemohet...Kakofoni. E leme burrin. Nga 200 familje, nga shifrat e peraferta, Ksamili ka tani mbi 10 fish, qe kane ndertuar dhe kane shperfytyruar qetesisht nje nga perlat tona te pretenduara. Me se jetojne valle (Veç turizmit)? Ai, ata i vazhdojne ndertimet pa leje gjate gjithe kohes. Prishin, qe te ndertohet dhe vice versa. “Ik me andej dhe shiko”, me thote plaku. E aq sa eshte prishur shume ne Ksamil (jo aq) gati dyfishi, po behet nga drejtimi i kundert. Duhet te ecim ketej drejt Butrintit...

Intermexo1

Relievi eshte relativisht i bute, pak i perçare per shkak te varferise se madhe te rrjedhes siperfaqesore. Proceset dhe fenomenet karstike i kane vene vulen gjithe peizazhit te Ksamilit. Perhapje te gjere kane shkrepat, zgavrimet shumeformeshe, hinkat, vrimat thithese e vende-vende edhe sheshet karstike. Ne nje shesh te tille eshte ngritur qyteza e re e Ksamilit. Ne gjirin e Ksamilit rreth 60-500 metra larg bregut, shtrihen kater ishuj te vegjel shkembore me origjine tektonike e me siperfaqe te pergjithshme rreth 9 ha. Ata kane forme pak a shume te rregullt konike dhe brigje abrazive, relativisht te larta. Jane te veshur me makje mesdhetare te dendura dhe perbejne nje nga ansamblet me piktoreske te rivieres shqiptare. Natyra e Ksamilit keta 20 vitet e fundit eshte transformuar teresisht, Ajo u shpyllezua nga shkurret e degraduara dhe terreni shkembor u kthye ne brezare , ne te cilat jane mbjelle disa mijera rrenje ullinj e agrume. Per ujitjen e tyre perdoret uji i Bistrices te ciline ngrene me elektropompa...Me 1973 u ngrit qyteza bujqesore e Ksamilit me 2000 banore...

Drejt Butrintit

Per shoferet vendas, qe duan te marrin leke, e gjithe kjo ka pak rendesi. Duhet leku dhe po u be rruga do jete mrekulli, me thote nje taksist, kur ndaloj ne nje segment, qe fotografoj. Me tregon per nje te ashtuquajtur “Qafa e Hartes”, qe kur turistet duhet ta kalonin, duhej qe ta benin nje cope udhe me kembe. Ka nje te vertete: Edhe ketu ka lapidare. Kuptoj sepse ndaj ekziston dhe dualizmi i arkeologeve me banoret. Ndersa pak njerezit e arkeologjise kerkonin konstruksionin e kesaj rruge ne parametrat ekzistues me krijimin e disa xhepave speciale per te lejuar parakalime, kjo nuk mund te thuhet per banoret. Ksamilasit pak u intereson, ashtu si bene germadhat e tyre dhe per kete vend kerkojne te njejten: “Te hapet udha. Politikanet na premtuan..dhe Ja...” Plaku eshte shtrire dhe tashme i eshte afruar dhe shoferi i nje makine te madhe, qe e ka lene makinen, jo larg shtratit te tij.
...
Vendasit shikojne si mbeturina te spanjolleve çdo germadhe qe duket mbi toke, sadoqe katalanet kurre s’kane qene ne Epir; autori nuk gjen dot shpjegimin e ketij besimi. Me tutje Butrinti me vivarin e tij e qell nje pakice: peshqit e lagunes jane te shumte, 400.000 litra ne mo dhe diçka me teper. Ali pasha e jep iltizam kete peshkore per 55 qese, veren William Marteen Leake

Rruga

Mercedezi ka ndryshuar ngjyren prej pluhurit, ndersa kujtoj se rruga ne ndertim e siper per ne Ksamil vertete mund te ishte ndalur, nese nje tryeze si ajo qe u be pak ditesh mund te ishte me efikase. Ashtu si mund te hidheshin me dhjetera ide, sesi mund te shfrytezohej udha. Nje ide, qe me vjen nder mend qe e kam lexuar via-internet eshte se:Vizitoret e Butrintit mund te kishin parkuar ne Ksamili duke i sjelle perfitim ekonomik edhe ketij fshati. Nderkaq ndaloj para nje segmenti, qe i eshte futur njeres prej kthesave. Gjendet nje burre, qe e shikoj qe nuk mi ndan syte. “Nga je”- i them kesaj qenie me pamjen e filistinit. “Jjjjammm nnnngaaa Maqeeeeeeeeeeelllara”. Picerroj syte me shpresen se do e ndihe, por qyqari mezi e nget fjalen.

Na afrohen dy djem me nje ekskavator te madh, qe na hedhin veshtrime, gati te urrejtshme. Edhe sikur te ishim kot, keta djem s’do na shihnin keshtu! Eh, sa gjera mund te ishin bere? Vertete, qe ne muajt e pare te vitit 2010 mund te ishte ndalur ky vandalizem dhe te riparoheshin demet. Ne nje nga reagimet kam lexuar se ne pese vitet e fundit, parku eshte nje rast unikal, ku nje Park Kombetar nuk mbjell asnje peme ne territorin e saj. Po ç’te duhen valle? Kur do t’ia them dikujt ne Tirane, me thote pragmatist: “A do turizem apo jo?” Me shikon edhe fitimtar, pastaj. Nuk ia shpjegoj dot se ne mes te Ksamilit dhe Butrintit eshte zhdukur magjia, qe e kundronim ne kartolina. “Po...tiiii çfarrrr do ketu”?- me kthjellon burri gagaç dhe per fat i vjen ne ndihme bashke-punetori. Me nje koke qerose, tjetri eshte hazerxhevap: me thote se punojne per hesap te tyre. S’kane fare lidhje me rrugen. Pak minuta me vone, do te shikosh se nje depertim akoma me i madh, e ben rrugen qe te duket si nje autostrade e vertete.

“Ca me keq, ata kane ndertuar nje ure te shemtuar betoni mespermes kanalit te Vivarit per te lejuar Bencat dhe BMV-te e medha te nxitojne per te Kepi i Stillos dhe, aty ku me pare ka ekzistuar nje vend unik e krenar ku natyra qendronte e paprekur, ka tani vila ende te paperfunduara, sepse dikush nxitimthi harroi furnizimin me uje te pijshem...”, shkruhet nga specialistet. Vazhdoj. Nje punetor me ben shenje, qe duhet kthyer ekskavatori me pare, qe po merr nje bokerime te tere para. Presim.

Me duhet qe te diskutoj ende. Butrinti i Eneas, realisht, i eshte nenshtruar makuterise sone, duke na hequr nga dora nje nga krenarite tona me te medha. A thua thjesht ne perfitim te pak vetave. Çfare ironie? Pak dite me pare, nje shkrim i Prof. Hodgson, nje personaliteti qe eshte marre me Butrintin, ka sensibilizuar shume, por duket se edhe ketu ka drite-hijet e veta. Tare, nje nga njohesit me te mire te problematikes dhe vazhdimisht i etur per te hedhur drite per nga punet e tij me te mira do t’i ktheje nje pergjigje publike, ku e verteta eshte serish e dhimbshme: “Profesori anglez, po keshtu harron se ne dokumentin qe eshte firmosur per hapjen e rruges se Butrintit nga Ministria e Kultures, pas nje lufte te gjate qe shume dashamires te Butrintit bene per ta penguar hapjen e saj dimrin e kaluar, eshte edhe emri i perfaqesuesit te Fondacionit “Butrinti”.

 Nese Fondacioni “Butrinti” nuk ishte dakord me kete rruge, perse nuk foli zyrtarisht, dhe perse nuk e denoncoi publikisht?! Po keshtu, ai e di mire se planin e ri te menaxhimit qe i dergohet per dijeni edhe UNESCO-s dhe institucioneve te tjera, eshte hartuar nga Zyra e profesorit, pasi talebanet ne Butrint nuk jane te afte te hartojne dokumente te tilla. E pra, si ka mundesi qe nje rruge e tille hapet nga autoritetet shqiptare pa nje konsultim me institucionet e huaja qe funksionojne per ruajtjen e Trashegimise Boterore, si UNESCO dhe ICOMOS?

Profesori me sa duket nuk ka guximin te flase per paaftesine totale te perfaqesuesve te ketyre institucioneve per te ndaluar shkaterrimin ne zonen e shpallur Pasuri Boterore. Si UNESCO, si ICOMOS, nuk kane nderhyre per te parandaluar nje shkaterrim kaq brutal ndaj zones se shpallur Pasuri Boterore, dhe te pakten profesori duhet te shprehet mbi deshtimin e ketyre institucioneve per te parandaluar talebanet shqiptare”.

Ne fund

Pra, jane dhe ata. Te gjithe kunder te gjitheve. Butrinti me duket jetim. Per fat ka mbetur e paprekur pjesa e fundit dhe aty mund te sjelle ndermend rrugen e dikurshme, qe lidh Parkun, me kalane ne cep te Ali Pashait. Vau ben si zakonisht udhen e perditshme. Ulemi perballe me Jutten. Nga tutje, nje njeri po jep e merr me dy turiste. Pak dite me pare, nje emision i TCh ka nxjerre se bileta ndodh qe s’jepet!! Kurse Auroni ne shkrim permend se nje nga rojet kish mundesi qe t’i bente edhe jashte pushimet?!!! “Sa kushton, i them burrit, qe te na hedhesh tutje te Ali Pashai”. “Hajd’ se rregullohemi”, me thote dhe ky...

Me kete lloj rregullimi, - thua po shkaterrohet Butrinti? Nga te dhenat, qe japin njerezit qe jane te lidhura me te: JO. I kerkoj prej ditesh drejtorit te Parkut nje interviste. Por kur i them qe jam gati ne Tirane, ai me thote qe s’eshte gati. Kur jam ne Butrint, s’eshte ai. Kur i them me jep email-in me thote: Jo sepse nuk u besoj me juve gazetareve. Atehere a mund te vi aty? Jo kam pune, por duhet te vish, por jam shume i zene...Por, ne nje shkrim, qe ka bere kohe me pare dhe qe e gjen ne internet, Drejtori pa lene ofendimet, hidhet te sukseset: “Konkretisht, gjate vitit 2005, Parku i Butrintit kishte realizuar rreth 100 milione leke (te vjetra), kurse ne fund te vitit 2009, pra gjate 4-vjeçarit te pare te qeverise “Berisha”, te ardhurat e realizuara jane mbi 200 milione leke (te vjetra). Kjo arritje ka ardhur si rezultat i punes se nje stafi te specializuar qe sa vjen dhe ngrihet profesionalisht dhe eshte i ndergjegjshem per punen qe kryen ne Butrint. Per kete vit, gjate periudhes janar-maj eshte rritur numri i vizitoreve ne masen 25%, ndersa te ardhurat financiare nga biletat ne masen 7% ne raport me vitin 2009. Diagrama e te ardhurave financiare tregon qarte qe ne periudhen e viteve 2003-2005, Parku i Butrintit ka pesuar nje humbje rreth 80 milione leke qe dihen shume mire ne xhepin e kujt kane shkuar ato para”.

Parate

eshte paraja sinonimi tashme i Butrintit dhe as Enea, Augusti, apo kushedi se çfare. Profesori Hodgson ne Talibaniaden e tij ben nje bilanc konciz monetar. “Çfare ka bere Ministria e Kultures? Mund ta merrni me mend? Si mundet qe qeveria shqiptare tregon aq pak kujdes per kalane, Butrintin apo madje edhe vete UNESCO-n? Butrinti pati vitin e shkuar me shume se 50.000 turiste, apo 75,000 po t’i besosh perllogaritjeve te Fondacionit Butrinti. Duke e shumezuar kete shifer me pagesen prej 5 eurosh per hyrje, te ardhurat e Parkut kapin nje shume prej 250,000 apo 350,000 eurosh ne vit. Duke e ditur se pagat e stafit kapin nje shume prej 25,000 eurosh, ku shkon pjesa qe mbetet?

Sigurisht, jo ne Butrint.

 Ajo shkon ne mbeshtetje te qeverise shqiptare qe ka lejuar ndertimin e nje rruge te re ne park dhe hedhjes ne ere te ndertimeve pa leje. Padyshim qe keto te ardhura paguajne rrugendertuesit ne menyre qe Butrinti me pas te rrethohet nga vilat e miqve te qeverise. ...Kurse pergjigja e Auronit ka qene gati dritheruese per Profesorin: “ne dokumentin qe eshte firmosur per hapjen e rruges se Butrintit nga Ministria e Kultures, pas nje lufte te gjate qe shume dashamires te Butrintit bene per ta penguar hapjen e saj dimrin e kaluar, eshte edhe emri i perfaqesuesit te Fondacionit “Butrinti”. Nese Fondacioni “Butrinti” nuk ishte dakord me kete rruge, perse nuk foli zyrtarisht, dhe perse nuk e denoncoi publikisht?! Profesori me sa duket nuk ka guximin te flase per paaftesine totale te perfaqesuesve te ketyre institucioneve per te ndaluar shkaterrimin ne zonen e shpallur Pasuri Boterore. Si UNESCO, si ICOMOS, nuk kane nderhyre per te parandaluar nje shkaterrim kaq brutal ndaj zones se shpallur Pasuri Boterore, dhe te pakten profesori duhet te shprehet mbi deshtimin e ketyre institucioneve per te parandaluar talebanet shqiptare”.

Atehere me çfare te luftosh. Paraja eshte perandori. Asaj nuk ke çfare t’i besh. Nuk e di se ku do mund te shkoje me kjo kacafytje, por di qe ne kete te gjithe, ka humbur Butrinti...’Filistinin” e gjejme serish ne te njejtin vend. Mbeshtetur mbi lopate, tashme me ben tashme nje muhabet gati absurd me fjali kilometrike...Provon te bej dhe shaka, qe rezulton te jete vrasese ne kete diell pervelues. Jutta bie ne dashuri me portretin e tij artistik, fakt te cilen burri me sa duket ia ndjen terheqjen...

...Largohemi. E di, qe per Ore, dite, jave do perserisim te njejten gje...per Butrintin. Nuk e parashikoj si do te jete pas nje viti, por nuk besoj me mire. Apo kam frike, qe per Butrintin tashme e tutje do flitet me lekun. Besoj sesi çdo gje te bukur tashme... e humbem dhe Butrintin...Ndaj, vetem qe dua te kthehemi ne kete vape te paimagjinueshme...dhe te harroj. Zoti e ruajte Butrintin, ashtu si gjithe Shqiperine.

Shkrimi eshte mbeshtetur ne Shkrimin e Profesorit Richard Hodges: Mirupafshim Butrint...,botuar te Shekulli: Shkrimi i Auron Tares, botuar te Gazeta Shqiptare : Kush bashkepunon me talebanet?; Gjeografia Fizike e Shqiperise dhe Kujtimet e William Martin Leak

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama