Doshi Kam nje video 37 minuta qe tregon rrefimin e vrasesit tim

Doshi: Kam nje video 37 minuta  qe tregon rrefimin e vrasesit tim

Në lumin e akuzave të forta publike që deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi bëri ndaj kryetarit të Kuvendit Ilir Meta se ka paguar për vrasjen e tij, ishte dhe ajo për ekzistencën e një videoje. Doshi tha se disponon një video 37 minutëshe në të cilën shfaqet rrëfimi i personit të paguar sipas tij nga Meta për vrasjen e tij.
 
 “Jam i gatshëm gjithashtu që t’i vej në dospozicion të ambasadave që nesër një video prej 37 minutash ku rrëfehet me detaje historia e ndjekjes time prej disa muajsh nga kriminelët e paguar nga Ilir Meta. Le t’a verifikojnë autenticitetin e videos dhe faktet tronditëse që pohohen aty. Do kërkoja me zemër në dorë që ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian të sjellin hetues profesionist të gjykojnë sëbashku me Prokurorinë Shqiptare këto akuza. Unë kam interes të zbardhet e vërteta. Kam interes të mos këtë kriminel në Parlament. Njëherë Ilir Meta i shpëtoi drejtësisë me akuzën e korrupsionit. Shpresoj këtë herë drejtësia të bëj detyrën, dhe garancia që kjo punë do funksionojë është që hetues profesionist amerikan dhe europian të jenë pjesë e grupit të hetimit”, shkruan Doshi.
 
Gjithashtu, Doshi akuzoi dje se personi i paguar për vrasjen e tij ka takuar në zyrë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ku i ka rrëfyer porositësin.
 
Partia Socialiste mori dje vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin e Shkodrës Tom Doshi pas shpalljes së luftës së hapur që i bëri qeverisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama