Dokumentet Churchill planifikoi sulm kimik ndaj Rusise

Dokumentet: Churchill planifikoi sulm kimik ndaj Rusise

Ai konsiderohet si hero kombëtar në Britani, por faktet e reja tregojnë se Winston Churchill urdhëroi 50,000 bomba kimike, në mënyrë që i përdori ndaj Rusisë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Dy muajt e fundit të Luftës së Parë, Churchill autorizoi që predha kimike të hidheshin në disa fshatra të Rusisë, ku po ziente revolucioni bolshevik.

Në atë kohë, Churchill mbante postin e Sekretarit të Luftës në Britani. Ai i kërkoi mbështetje qeverisë së atëhershme dhe ushtrisë britanike për të luftuar ushtrinë e kuqe ruse.  Sipas dëshmive, 50 mijë bomba u hodhën në pozicionet e fortifikuara nga bolshevikët në veri të Rusisë. Ky sulm është dokumentuar në shtator të vitit 1918.  Gjithashtu, raportet thonë se Churchill kërkonte përdorimin e armëve kimike edhe ndaj fiseve tribale indiane, të cilët kishin ngritur krye në Indi ndaj pushtetit të Mbretëreshës.  Qindra shkresa janë dërguar prej tij për blerjen e këtyre përbërjeve, edhe pse fatmirësisht, ai nuk mori asnjë përgjigje për autorizimin e përdorimit të tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama