Dokumentari kanadezo-francez ne TEN

Dokumentari  kanadezo-francez  ne 'TEN'
Në datën 12 mars, ora 21:00, në Multimediale ambientet e Qendrës "TEN" do të shfaqet filmi dokumentar kanadezo - francez “L’enfance sous contrôle” i Marie –Pierre Jaury. Filmi, i cili shfaqet për herë të parë në Shqipëri, do të pasohet nga një debat-diskutim mbi tematikat aktuale që prekin sot fëmijët dhe adoleshentet. Sot, në shoqëritë tona post-moderne, çrregullimet e sjelljes së fëmijëve dhe adoleshentëve janë kthyer në objekt shqetësimi. Disa studime shkencore pohojnë se në to mund të gjejmë premisat e një rruge kriminale. Në Europë, SHBA dhe Kanada kërkimet po fokusohen në gjetjen e shkaqeve mjekësore (psikiatrike, të dhunës tek neurologjike, gjenetike) disa të rinj. A është kriminaliteti i të miturve sëmundje? A mundet shkenca dhe mjekësia t’i përgjigjen pyetjeve, të cilat deri dje i përkisnin sferës edukative dhe asaj shoqërore ? Nëpërmjet dëshmive, analizave dhe situatave ky doku

mentar mundohet të zbërthejë dhe ekzaminojë pikëpamjen e shkencës moderne mbi fëmijët si dhe modelin shoqëror qe rrjedh prej saj. Ky dokumentar shfaqet nën kujdesin e Dr. Francesca Biagi në kuadrin e aktiviteteve të shoqatës së Fushës Frojdjane në Shqipëri me qendër në Paris. Qendra Multimediale "TEN" (ish- kinema “Dajti”) ndodhet në Rr. “Myslym Shyr

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama