Dite prezantimesh te Kukesi por mungon kapiteni Malota

Ditë prezantimesh te Kukësi, por mungon kapiteni Malota

Skuadra e Kukësit ka filluar sot përgatitjet për sezonin e ri, me një mbledhje të zhvilluar për të prezantuar trajnerin Ernest Gjoka me futbollistët që ai do të ketë në dispozicion në sezonin e ardhshëm.

lojtasret

Por ajo që binte në sy në të këtë mbledhje ishte mungesa e një futbollisti kryesor të skuadrës verilindore, Renato Malotës. Ky i fundit është pranë largimit nga Kukësi, edhe pse klubi i ka bërë një ofertë që të rinovojë.

Ndërkaq, në mbledhje ishte i pranishëm edhe Gledi Mici, i cili ka diskutuar privatisht me presidentin Gjici rreth të ardhmes, por pa i dhënë garanci që do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit në sezonin në vazhdim.

Sipas njoftimit të publikuar nga vetë klubi i Kukësit në faqen në internet, Gjici ka bërë të qartë si për lojtarët, ashtu edhe për trajnerin Gjoka, se nga ky sezon kërkonte arritjen e një objektivi të vetëm: titullin kampion.

prezantimi-i-stafit-te-ri-e1469781895933

"I gjithë grupi që është këtu është pothuajse i plotë, por mund të ketë edhe afrime të tjera, sigurisht lojtarë me peshë dhe që bëjnë diferencën. Këtë sezon objektivat i kemi të qarta, pasi duam titullin kampion. Kemi provuar shijen e Kupës së Republikës dhe avancimet në Europa League. Këtë edicion, primar kemi kampionatin, pa harruar edhe SuperKupën që është trofeu i parë sezonal për ne.

Trajneri Ernest Gjoka është profesionist dhe unë kam shumë besim te ai. Tekniku do të ketë mbështetjen time absolute ashtu si të gjithë ju. Kemi ndërtuar një strukturë të mirëfilltë dhe hallkat e klubit do të funksionojnë më së miri dhe e përsëris që do të jenë në shërbimin tuaj, por të gjithë duhet t'i respektojnë, pasi kemi një trajner dhe një drejtor të Përgjithshëm që i dinë detyrat e tyre dhe normalisht raportojnë edhe te unë", ishin fjalët e Gjicit para lojtarëve.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama