Dinastia Keta vazhdon me trofe. Gjetani mposht rusin Kanbolatov

'Dinastia Keta' vazhdon me trofe. Gjetani mposht rusin Kanbolatov

Vëllezërit Keta vazhdojnë të ngrenë lart flamurin shqiptar edhe në Amerikë. Gjetan Keta mbrojti me sukses titullin Euroaziatik dhe të Paqësorit në peshën e mesme të versionit WBC, pasi mundi me nokaut në “Gerry Weber Stadion” rusin Kanbolatov.

Keta e dominoi sfidën me stilin e tij duke e rrëzuar plot 6 herë në tapet boksierin rus, i cili për asnjë moment nuk arriti të përdorte shtatlartësinë e tij.

Në raundi e tretë, një e djathtë e fortë e Gjetanit, bëri që Kanbolatov të pësonte humbjen e parë pas 4 vjetësh me nokaut.

Kjo është fitorja e 16 me nokaut dhe e 19 e Gjetanit dhe e trajnerit dhe vëllait të tij Ismail Keta, të cilët tashmë synojnë ngjitjen në ringun e më të mëdhenjve të boksit botëror.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama