Diktatura i urrente femrat e bukura. Me goditen me leve ne koke pse dilja me nje vajze te bukur

'Diktatura i urrente femrat e bukura. Me goditen me leve ne koke pse dilja me nje vajze te bukur'

Shkrimtari Rudolf Marku thotë se urrejtja më e madhe e diktaturës, drejtohej nga femrat e bukura.

“Nuk kishte urrejtje më të madhe në diktaturë se ajo ndaj së bukurës. Kur një femër ishte shumë e bukur dhe e akuzonin për biografi të keqe, urrejtja nuk ishte ndaj biografisë, por ndaj bukurisë së saj. Ai që e akuzonte mund të kishte gruan më të shëmtuar në botë (jo se nuk ka gra të shëmtuara dhe që janë njerëz shumë të mirë), bënte jetën më mizerabël me të dhe kur shihte një grua të bukur, pushtohej nga urrejtja e mosposedimit, urrejtja që kurrën e kurrës ai nuk do të kishte mundësi t’i afrohej asaj bukurie. Kjo i shkaktonte frustracionin e urrejtjes, të cilën e kamuflonin me terma ideologjikë. Sepse, në fund të fundit, të gjithë ne jemi njerëz dhe pas asaj që quhet terminologji ideale, ideologjike, fshihet njeriu, qëllimet njerëzore”, thotë Marku.

Duke folur në një intervistë për gazetën Panorama, ai tregon edhe se si është goditur me një shufër hekuri në kokë në vitin 1991, pse dilte me një femër të bukur.

 

Ka ndodhur vërtet sulmi ndaj jush, goditja në kokë…?

 

Po, është i vërtetë, fjalë për fjalë ashtu si e përshkruaj në libër. Edhe sot i kam ende shenjat e plagës.

 

Cila ishte arsyeja, kishit bërë ndonjë shkrim që kishte cenuar dikë…?

 

Kisha bërë edhe shkrime, por siç ju thashë, pas çështjeve ideologjike fshiheshin inate personale. Fakti që një vajzë e bukur më vinte në dhomë, ishte i mjaftueshëm për të ngritur një motiv ideologjik e për të kryer një vrasje. Urrejtja ideologjike ishte fasadë.

 

E mësuat se kush ju sulmoi?

 

Nuk e kam mësuar dhe nuk kam dashur. Vajza që ishte e pranishme më kërkoi që të shkonim dhe ta gjenim më vonë. Mes ulërimash, ajo e kishte fiksuar fytyrën, ndërsa unë nuk arrija të shihja asgjë, madje nuk ndieja as gjakun që më rridhte. Ishte një fytyrë barbare, një fytyrë krimineli, që fatkeqë- sisht, kjo tipologji nuk është e rrallë në Shqipëri. Madje i kemi edhe në Parlament këto lloj tipash e këto lloj fytyrash. Por unë nuk doja të merresha me këtë gjë. Nuk e bëra të njohur në shtyp, në një kohë kur, mjaftonte një e shtyrë për ta kthyer në një ngjarje politike. Mua s’më ka pëlqyer kurrë, dhe e kam urryer kompleksin e viktimizimit.

 

Kur ka ndodhur ekzaktësisht?

 

Ka ndodhur në vitin 1990 apo 1991, në periudhën kur u hap gazeta e parë opozitare. Mund të ketë qenë numri i parë apo i dytë. Ishte koha e asaj rrëmujës së madhe në Shqipëri. Mbaj mend që kemi shkuar në Shkodër. Unë nuk doja të shkoja në ambulancë, por ishte shoqja ime që nguli këmbë. Do të kishte qenë marrëzi të mos shkoja. Mjeku që më mjekoi më tha se kisha shpë- tuar për mrekulli. Më ka bërë rreth 16 qepje në kokë. Sikur goditja të kishte qenë pak më e fortë, do të kishte qenë fatale.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama