Deutschcolor Ne Shqiperi nje fabrike qe do mbuloje gjithe rajonin

Deutschcolor: Ne Shqiperi nje fabrike qe do mbuloje gjithe rajonin

Kompania e bojërave “Deutschcolor” ka reaguar pas një lajmi të publikuar nga gazeta zvicerane “Neue Zuercher Zeitung”, me titull “Shkëlqimi i Gjermanisë, realiteti i Shqipërisë”.

Në shkrimin, ku flitet për përhapjen e kësaj firme, thuhet se ajo nuk është kompani gjermane.

Por kompania sqaron se ajo që prej vitit 2012 ka prezencën e saj në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, por ata sqarojnë se kanë nisur edhe ndërtimin e fabrikës Deutschcolor në Shqipëri, në zonën e Maminasit, e cila do mbulojë të gjithë rajonin.

Ndërkohë në faqen e kompanisë, deutschcolor.de, thuhet se kompania e ka nisur jetën e saj që në vitin 1914.

Që prej atëherë, grupi Deutschcolor ka prezencë në shumë vende si Austri, Kanada, Zvicër, Holandë, etj.

Tashmë kjo firmë operon edhe në Shqipëri.

Kompania me qendër në Oranienburg të Gjermanisë thotë se laboratorët e tyre janë ndër më modernët.

“Kompania Deutschcolor është krenare për traditën e saj 101-vjeçare në prodhimin e bojërave për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Sot statusi i saj është lider në industrinë e prodhimit të bojërave. Çelësi i suksesit tonë është prodhimi i produkteve në përputhje me mjediset dhe kushtet”, thotë kompania.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama