Denimi i filmit 300 ne UNESCO

Dënimi i filmit  300  në UNESCO

"Në vazhdim të qëndrimeve negative të shteteve të ndryshme kundër filmit "300", anëtarët e grupit 77 dhe Kinanë UNESCO, dënuan realizimin dhe shfaqjen e filmit "300." Kështu bën të ditur Fondacioni Kulturor "SAADI SHIRAZI" në Tiranë, në vijim të reagimit publik që Ambasada e Iranit në Shqipëri bëri para disa kohësh për shfaqjen e filmit hollivudian "300" në Kinematë shqiptare që prej 26 korrikut.
Sipas njoftimit, anëtarët e këtij grupi së bashku me Kinën në Organizatën Kulturore, Shkencore dhe Edukative të O.K.B (UNESCO), në një mbledhje të përgjithshme të bërë në zyrën qendrore të kësaj organizate në Paris, në muajin prill të këtij viti, dënuan realizimin dhe shfaqjen e këtij filmi.

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në UNESCO, Muhamed Reza Dahshiri, duke ritheksuar mesazhet antikulturore dhe antiartistike të filmit 300, që është një lloj ofendimi për historinë dhe qytetërimin e shkëlqyer të Iranit, tha: "Pasoja më e madhe e kësaj çështjeje është zgjerimi i rrethit të urrejtjes, dhunës dhe përplasjes së qytetërimeve." Z. Dahshirii kërkoi anëtarëve të grupit 77 të UNESCO-s që të reagojnë seriozisht nga ky veprim antikulturor në mënyrë që të parandalohen lëvizje të tilla. Ai po kështu duke folur për ndikimet negative që sjell ky film mbi ndjenjat dhe emocionet e kombit iranianshfaqjen e këtij filmi e quajti në kundërshtim me qëllimet e UNESCO-s veçanërisht për dialogun mes qytetërimeve, respektin reciprok të kulturave dhe konventat e ndryshme kulturore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.


Marre nga  : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama